1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Në Liban filluan zgjedhjet historike parlamentare

Më të lexuarat

BEJRUT (AA) – Në Liban sot në mëngjes filluan zgjedhjet historike parlamentare, të parat pas nëntë vitesh që do të mbahen në këtë vend të Lindjes së Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 3.6 milionë votues të regjistruar sot do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare prej 128 vendesh, për të cilat kanë kandiduar gjithsej 917 kandidatë.

Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 të mëngjesit sipas orës lokale ndërsa do të mbyllen në ora 19:00.

Zgjedhjet po mbahen nën masa të shtuara të sigurisë ndërsa rezultatet do të shpallen javën e ardhshme.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në Liban pas vitit 2009. Ato gjithashtu janë të parat që kur Libani miratoi një ligj të ri zgjedhor vitin e kaluar.

Ligji i ri ndryshoi sistemin e mëparshëm me të cilin fituesit i përkiste gjithçka dhe kaloi në përfaqësimin proporcional me të cilin fitohen vende në parlament në bazë të pjesëmarrjes dhe votave të fituara.

Beteja më e madhe zgjedhore pritet në mes të aleancës së udhëhequr nga kryeministri aktual Saad Al-Hariri i cili përkrah marrëdhëniet e mira me Arabinë Saudite, ndërsa kundërshton regjimin në Siri, dhe Hezbollahut i cili ka lidhje të ngushta me Iranin dhe regjimin sirian.

Zgjedhjet e sotme do të përcaktojnë pozicionin dhe pozitën e Libanit në proceset e ardhshme për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit