Fitim Zekthi
Teknologjia është parë gjithnjë si një mjet që ndihmon njeriun të rrisë fuqinë e tij, të rrisë kapacitetin e tij për të prodhuar, për të vepruar, për të kontrolluar etj. Kështu si pasojë e teknologjisë njeriu vazhdimisht ka rritur fuqinë e tij për të prodhuar më shumë mallra që nga ushqimet e deri tek veshmbathjet apo pajisjet e ndryshme. Si pasojë e teknologjisë njeriu ka rritur fuqinë e tij për të lëvizur, për të ndërtuar ura, godina, për të parë larg. Si pasojë e teknologjisë njeriu ka rritur fuqinë e tij për të kontrolluar më shumë territor, më shumë njerëz të tjerë, më shumë struktura. Teknologjia është parë kësisoj si një mënyrë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe shoqërinë.
Ideologjia që mbështet këtë qëndrim mbi teknologjinë beson se teknologjia mund të kontrollojë realitetin, mund të zgjidhë problemet me anë të përdorimit të mjeteve apo metodave shkencoro-teknologjike. Sipas kësaj ideologjie,- në qoftë se mund të flasim për një ideologji të teknologjisë-qeniet njerëzore do të munden një ditë të zgjidhin çdo problem dhe madje do të mundin të kontrollojnë të ardhmen duke përdorur teknologjinë. Autorë të ndryshëm shprehen se këto ide do të bëjnë të mundur heqjen dorë nga feja dhe zgjedhjen e një autoriteti tjetër moral “më të lartë”.
Problemi i vërtetë me teknologjinë është pikërisht kjo ideologji. Kjo ideologji e kontrollit të realitetit dhe e mundësisë që njerëzit me anë të teknologjisë do të mund të zgjidhin çdo problem – jo vetëm varfërinë apo sëmundjet, jo vetëm shmangien e stresit dhe të depresionit por edhe shmangien fare të vdekjes, është ajo që ka shkaktuar që tani probleme të cilat vazhdimisht thellohen. Aldous Huxley, një mendimtar i rëndësishëm kritik me zhvillimet e teknologjisë, thotë se progresi teknologjik do të na japë më shumë mjete që të shkojmë pas.
Për nga natyra e saj teknologjia është e pavarur, ajo funksionon si një sistem më vete. Kjo nuk do të thotë se ajo ndikohet nga veprimi i jashtëm, nuk do të thotë se teknologjia nuk ndërvepron me sisteme të tjera si njeriu, truri i njereiut, shteti , shoqëria etj. Niklas Luhman, një socialopg mjaft i njohur, thotë se është në natyrën e një sistemi që ai të jetë i pavarur. Për shembull njeriu prek me dorë flakën e një qiriu dhe ndjen nxehtësi në gisht. Qiriu është nëj sistem më vete, i pavarur. Mënyra e funksijkonimit të tij, operacionet e tij të brendshme nuk ndryshohen nga jashtë, nuk ndryshohen nga dora jonë. E njëjta gjë edhe me njeriun apo trurin njerëzor. Kur ne prekim me dorë flakën e qiriut, ne prekim me dorë një masë ajri. Ajo na krijon ne idenë e nxehtësisë apo të djegies pasi ajo ngacmon gishtin tonë . Nervi në gisht dërgon sinjale të në tru që krijojnë për ne idenë e nxehtësisë. Flaka në këtë mënyrë ndonëse ndërvepron me gishtin nuk prek operacionet e brendshme të trurit apo të njeriut. E njëjta gjë edhe për flakën e qiriut. Operacioni i brendshëm nuk ndryshon pavarësisht se ne e prekim me dorë flakën. Ndërveprimi mund të shpejtojë, mund të ngadalësojë një funskion, mund të bëjë që sistemi tjetër të punojë më ngadalë ose më keq, por nuk mund të prekë operacionet e brendshme.
E njëjta edhe me teknologjinë. “operacionet e brendshme” të teknologjisë janë të pavarura. Ne mund të heqim ose të shtojmë element në një teknologji por pasi e kemi bërë këtë operacion, të brendshmet e saj nuk ndikohen nga vepprimi jonë. Sa më i fuqishëm të jetë sistemi, sa më të të përcaktuara dhe më të ndërlikuara t’i ketë ai ai operacionet e brendshme, atëherë ai bëhet shumë i vështirë për t’u mbajtur në kontroll. Në fillim të shekullit të 19-të shkrimtarja Mary Shelley shkroi një roman të famshëm të quajtur Frankenshtajni ( Frankenstein) ose Prometeu Modern. Romani flet për një personazh të quajtur Vikotor Frankenshatjn i cili krijon në laborator me anë të përdorimit të kimisë dhe të alkimisë një krijesë që ngjan si përbindësh, të shëmtuar dhe të frikshëm që ka ndjeshmëri. Përbindshi nuk mund të përshtatet në shqoqëri, atë të gjithë e urrejnë, ai ikën nga sytë këmbët. Në një fshat të thellë, ai gjen nëj lloj qetësie. Familjarizohet me jetën atje dhe nis të flasë. Miqësohet me n jë burrë të verbër dhe kujdeset për të. Kur vijnë familjarët e të verbrit tmerrohen. Përbindëshi është i zemëruar pa fund me gjendjen e vet. Vendos të hakmerret me atë që e krijoi pasi e mëson se cili e krijoi. Vret vëllanë e krijuesit të tij. Pastaj kërkon që krijuesi të bëjë një përbindësh tjetër si ai që të jetë femër. Frankenshatjani pranon të krijojë një femër por më pas e shkatërron eksperimentin sepse ka frikë mund do të krijohet një racë përbindëshash. Përbindëshi vret shokun e ngushtë të Frankenshtajnit. Ai vret natën e martesës nusen e Frankenshtajnit. Babai i Frankenshtajnit vdes nga dëshpërimi. Frankeshtajni i dedikon jetën tashmë shkatërrimit të përbindëshit. E ndjek atë në oqeanin arktik. Atje bie në akull. Një anije e gjen Frankeshtajknin të vdekur. Përbindëshi pak më vonë hipën në anije por kur sheh frankenshtajnin të vdekur atëherë ai vendos të vetëshkatërriohet dhe ikën.
Pra krijesa, përbindëshi, që u bë në laborator ishte një sistem i pavarur. Operacionet e brendshme që bënë të mundur funksionimin e tij ishin krejtësisht tëv pavarura dhe nuk ndikoheshin nga ndërveprimi me jashtë. Për më tepër, Frankenshtajni kishte fuqi shkatërruese mbi vetë krijuesin e tij dhe mbi njeriun. Frankenshatjni ka hyrë në gjuhën e zakonshme si metafora e instrumenetit, e mjetit, e krijesës që del kundër dhe madje shkatërron vetë atë që e ka bërë.
Matt Richtel, një studiues amerikan thotë se sot shoqëria vuan nga obsesioni me teknologjinë. Ai thotë se në Silicon Valley, zona në të cilën gjenden industritë më të mëdha të teknologjisë së informacionit si Google, Microsoft, Apple, Facebook etj, tufa e bagëtive po ecën me shpejtësi shumë të madhe vetëm në një drejtim dhe po ngre re të dendura pluhuri. Kjo gjë po bën të mudnur krijimin e nëj teknolgjie aq të fuqishme sa mund të thuhet se për trurin apo atë që është njeriu është thuajse mbi natyrore. Richtel thotë se ky inovacion teknologjik po ecën me shpejtësinë e dritës në një kohë që aftësitë e njeriut apo kapacitetei i njeriut ecën me shpejtësinë e kërmillit. Pra jemi në këtë përballje të frikshme. Teknologjia necën me shpejtësinë e dritës dhe ne njerezit me shpejtësinë e kërmillit. Praktikisht kemi krijuar një përbindësh si ai i Frankenshatjnit.
Në fakt teknologjia ka nisur të ketë një rol shumë të madh dhe të kthehet gradualisht në një përbindësh si ai i Frankenshatjnit që me nisjen e revolucionit industrial. Është pikërisht kjo koha e saktë kur shpejtësia me të cilën nisi të ecë teknologjia u rrit në krahasim me atë me të cilën ecën njereiu apo shoqëria. Teknologjia, veç faktit që mund të kthehet në një përbindësh, ajo rrit shumë pritshëmritë për jetën, ka prirjen t’i bëjë jetët të papërmbushshme, t’i kthejë njerëzit në subjekte të sajat dhe të çojë deri në destabilizm të shoqërisë. Dhe në fakt numri i njerëzve që janë të paqetë, që kanë pritshëmri të larta, që vazhdimisht dëshirojnë gjëra që ua “imponon” teknologjia ka ardhur pa ndalim duke u rritur.
Një nga fushat më të dukshme por edhe më domethënëse në të cilën teknologjia mbretëron plotësisht është ajo e komunikimit. Si pasojë e teknologjisë me anë të të cilës komunikohet njerëzit janë thuajse të gjithë Frankenshtajnë fatkeqë. Sigurisht Frankesnhtajni nuk u krijua nga njerëzit e thjeshtë, pra teknologjia e komunikimit nuk është krijuar nga njerëzit që janë sot viktima të saj.
Filozofi francez, Rene Girad, thotë se njerëzit lindin të gjithë pa dëshira. Çdo dëshirë që kanë njerëzit gjatë jetës e kanë fituar atë me anë të imitacionit. Edhe Arsitoteli ka folur për mimetizmin, i cili shërben për të krijuar dëshira tek njerëzit. Njerëzit si pasojë e mimetizmit i fitojnë dëshirat nëpërmjet dy llojeve të ndërmjetësimit, atij të jashtëm dhe atij të brendshëm. Shembulli më elokuent ndoshta , thotë Girard, i ndërmjetësimit të brendshëm është Don Kishoti. Ai lexonte libra mbi herozimin e kalorësve dhe luftërat e tyre legjendare dhe i lindi dëshira të bëhet edhe vetë një luftëtar i tillë. Don Kishoti, dihet, u nis të luftojë si kalorës. Shembulli më elokuent i ndërmjetrësimit të jashëm gjendet po tek Don Kishoti. Ai i thotë Sanço Pançës që në qoftë se ai i bashkohet atij në “luftë” atëherë ai do t’i japë atij një vend për ta qeverisur dhe do ta bëjë guvernator. Pra Don Kishoti e fitoi dëshirën nga romani që lexoi ndërsa Sanço Panço nga ajo që i tha Don Kishoti. Vetëm nëpërmjet këtyre dy formave të ndërmjetrësimit njerëzit fitojnë dëshira.
Ai që i rriti në mënyrë të madhe dhe që tronditi mënyrën tradicionale të fitimit të dëshirave tek njerëzit ishte televizioni. Televizioni shërben si një ndërmjetësues i përsosur. Nëpërmjet televizionit njerëzit nisën të kenë dëshira për fustanin që panë tek një aktore, për shtëpinë që panë në një fshat, për makinën që panë në një telenovelë, për plazhin, për lugët, për gotat, për perdet etj. Televizioni nëpërmjet ndërmejtësimit të fuqishëm që bëri dhe që bën ende iu krijoi edhe ju krijon dëshira të vazhdueshme duke i homogjenizuar ata, duke i bërë të duan thuajse të njëjtat gjëra, t’i duan në të njëjtën mënyrë dhe cështjë më e keqja të duan gjëra që nuk ju nevojiten. Filzofi Herbert Marcuse thotë se njerëzit në epokën e sotme kthehen në qenie që kanë nevoja artificiale. Njerëzit sot përjetojnë si nevoja ato që janë vetëm dëshira dhe këtë gjë e bën komunikimi nëpërmjet teknologjisë. Në këtë rast duhet thënë se teknologjia është shumë e fuqishme, asaj nuk i reziston dot askush. Kur doli televizioni edhe shtëpitë filluan të arredohen në funskion të televzionit. Kolltuqet, divanet, tryeza etj vendoseshin përrreth televizorit. Njerëzit që dikur rrinin në darkë bashkë, bisedonin apo luanin, tani shohin televizor. Televizori është në fakt jo vetëm mjeti i argëtimit por edhe ndërmjetësuesi i madh, pra skllavëruesi i madh, prodhuesi më i madh i dëshirave.
Nëpërmjet dëshirave që krijon televioni rrit pritshmërtitë për jetën, shton shqetësimet dhe është burim i dëshpërimit apo edhe i depresionit sepse shumë nga dëshirat e fituara nuk realizohen. Televizioni në këtë rast krijon idenë e papërmbushmërisë. Vetë televizioni si teknologji është një sistem krejt i pavarur sa i takon operacioneve të tij të brenbdshme. Ti mund ta fikësh atë, mund të ndryshosh stacion por mënyrën se si funskionson, programet që ai ka, dëshirat që ai ndërmjetëson ti nuk i prek dot. Ai të prek ty. Truri njerëzor, ndonëse një sistem më vete dhe i pavarur sa i takon operacioneve të brenshme, ka vetinë e neuroplastikës. Në qoftë se një zonë e caktuar e trurit vihet më shumë në punë krahausar me zonat e tjera, atëherë rrjeti neural i kësaj zone bëhet më u fuqishëm në dëm të zonave të tjera. Për shëmbull, shoferët e taksive të Londrës për shkak se iu duhet të parkojnë me vështirësi, kanë shumë të zhvilluar zonën e trurit që hulumton dhe mat hapësirat. Ka studime që thotë se rritja e kësaj zone ka dëmtuar zona të tjera. E njëta gjë edhe me ata që përqëndrohen më shumë në një fushë të caktuar. Televizioni duke nxitur dëshira dhe duke i bërë njeërzit që të mendojnë për to, duke i detyruar t’i ndjekin ato, apo duke i bërë njerëzit shikues të një gjëjje më shumë se të një tjetre, iu ndryshon atyre dhe rrjetet neurale ose konfigurimin. Ky ndryshim i konfigurimit bën që ajo që është dëshirë të kthehet në nevojë. Ajo është thjesht një nevojë artificiale por truri tashmë, duke qenë i kompozuar në mënyrë të tillë që e përjeton atë si nevojë nuk ka mundësi t’i tregojë njeriut që ajo është vetëm një dëshirë. Dëshira të tilla janë vajtja në plazh ose energjia elektrike, ose frigoriferi, ose …
Pas televizionit, epoka e telefonave smartfonë i ka shumëfishaur të gjitha ato që bënte televizioni. Në qoftë se televizioni ishte një teknologji që kishte shpejtësi kozmike krahasuar me atë të njeriut, tashmë në epokën e smartfonëve teknologjia ka shpejtësi drite dhe njeriu shpejtësi kërrmilli. Çdokush ka një smartfonë, pra çdo kush ka një kompjuter i cili është i lidhur me një rrjet global ku gjenden thuajse të gjithë. Shqipëria është nëj vend shumë më i ekspozuar se të tjerët nga këtij transformimi që i bën komunikimi apo teknologjia. Duke qenë një shoqëri e dalë nga komunizmi, një shoqëri e cila për 50 vite vuajti nga uria dhe mungesa e kushteve minimale materiale ajo është shumë më e prekshme dhe e dëmtueshme nga ky komunikim. Gjithashtu edhe mungesa e një kulture të qëndrushme si pasojë e shkatërrimit të kulturës tradicionale nga komunizmi e bën këtë rrezik shumë më të madh. Për këtë shkak shkalla e seksualizmit në veshje në shoqërinë tonë është e frikshme. Shumica e të rinjve vishen në xhiro, në kafene por edhe ne auditore univesritetei me tuta sporti, shumë të tjerë vishen në kafene apo auditore me veshje që janë krejtësisht erotike, në mos pornografike. Shumica e të rinjve por edhe e të moshuarve duan vetëm vila, pushime luksi, makina, veshje ekstadvagande etj.
Një aspekt tjetër i tmerrshëm i komunikimit është manipulimi politik. Televizioni duke qenë mjet i përdorimit masiv iu shkon të gjithëve në shtëpi dhe i detyron njerëzit të mendojnë pak a shumë në termat me të cilët ai iu flet. Televizioni është mjeti më i dashur për regjimet politike. Regjimet e korruptuara, autoritare apo totalitare i kanë përdorur masivisht televizionet për të manipuluar njerëzit. Prania e shumë televzioneve dhe sidomos prania e smartfonëve në duart e kujtdo iu ka dhënë mundësinë të gjitha qeverive të manipulojnë gjerësisht njerërzisht njerëzit.
Sot në media ndodh implozioni i kuptimiot të gjërave. Filozofi Jean Baudrillard thotë se ky implozion ndodh në tre mënyra. E para ka të bëjë me prodhimin e një informacioni në sasi të jashtëzakonshme. Për një çështje, për shembull reforma në drejtësi në Shqipëri, prodhohet si informacion nga depuetët të PS-së, nga kryemninistri, nga ministra, nga kryeatri i bashkisë Tiranë, nga analistë apo gazetarë të qeverisë. Që të gjithë flasin vazhdimisht gjatë ditës për këtë gjë. Gjithë ç’ka ata thotë përcillet tek njerëzit nëpërmjet televizionit dhe portaleve apo interneteit. Informacion mbi reformën në drejtësi prodhin edhe opozita, kryatri i saj, deputetët, ish ministrant, gazetarë apo analistë pranë saj. Edhe ky informacion iu shkon njerëzve. Për reformën në drejtësi mund të flasin edhe disa ekspertë të cilët mund të jenë të njëanshëm por edhe të tjerë të paanshëm. Ky oqean fjalësh, informacioni, akuzash mbi reformën në drejtësi e bën të pamundur për njerëzit e thjeshtë para smartfonit apo televizorit për të kuptuar se ç’po ndodh, ç’është reforma, a është e miurë, apo merret në kontroll politik, etj.
Mënyra e dytë është ajo e të folurit në media me gjuhë teknike. Kjo gjë bën që njerëzit të mos mund të kuptojnë se cila është e vërteta në thelb. Pra le të marrim përsëri rastin e reformës në drejtësi. Deputetë, qeveritarë, këshilltarë të qeverisë, analistë flasin për krijimin e KLGJ-së dhe mënyrën se si do të zgjidhet, flasin për mënyrën se si këtë e ka bëtë ky vend apo ai vend, flasin për rezultatatet që kanë dhënë në këtë vend, flasin për komisionin A që do të verififikojë çështjen B, flasin për nenin që e rregullon këtë gjë dhe për pikën e ligjit apo germën e kushtetutës ku mbështetet e tj. Këtë gjë e bëjnë edhe përfaqësueist e opozitës të cilët po ashtu zhyten nëpër gjëra teknike dhe përballë njerëzve ndodh një implozion i kuptimit.
Mënyra e tretë e implozionit të kuptimimit bëhet nëpërmjet spektaklit. Kryeminsiutri vishet sipas modës japoneze dhe gjikthçka ai thotë nuk merr vëmendje. Kryeminstri vishet me atlete dhe sërish nuk merr vëmendje ajo që është apo ka rëndësi. Gjatë diskutimit mbi ligjin Arsmimin, kur disa studentë protestun duke gjuajtur me vezë kryeministrin, pyetja që mori kohë të konsiderueshme ishte ku i blenë studentët vezët dhe si i fshehën. Gjatë debatit për zgjedhjet në SHBA dikush flet për ratsin e Monika Levinskit, gjatë një debati mbi Islamofobinë dikush për mjekrrën si objekt domethënës, dikush tragon një rast të një myslimani që pinte raki etj etj. Të gjitha këta këto detaje spektakli çojnë në implozion të kuptimit të gjërave.
Shqipëria nuk është një përjashtim nga bota, por si pasojë e 50 viteve komunizëm pushteti i teknologjisë është shumë i madh. Gati tërë popullata është pandalur pre e dëshirave që i imponohen nga televzioni apo internet dhe kjo i bën ata thjesht frankenshatjnë të dëshpëruar, të kapur rob nga zemërimi i ‘përbindëshit”. Ndërsa aspekti tjetër ai i manipulimit të mendjes së njerëzve për qëllime politike është edhe më i rrezikshëm pasi njeërëzit do të humbin çdo mundësi të ndryshojnë sadopak diçka me vullnetin e tyre. Qeveria shqiptare po e shfrytëzon me mjeshtëri pasojën e komunizmit tek shqoëria dhe duke i shtuar kësaj teknologjinë, gjendja është shumë e rëndë.
Marrë nga Revista MEDIUS