Sipas Dhomës së Tregtisë së kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad, në të cilën numri i popullsisë sillet në mbi katër milionë, numri i bizneseve të regjistruara në pronësi të grave në këtë qytet ka arritur në 72,494.
Dhoma e Tregtisë së Riadit dhe Komiteti i Industrisë së Grave, Ambasada Britanike dhe Konsulli Kultural Britanik kanë organizuar një Forum për Gra dhe Ndërmarrësi, transmeton Telegrafi.
Udhëheqësja e Dhomës së Tregtisë, Nouf Al-Rakan, ka thënë se ngjarja është sponsorizuar nga Princesha Nourah Bint Mohammad Al-Saud dhe Princi Faisal Bin Bandar.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Riadit është dhoma e parë e cila në Britani ka një komitet. Forumi ka prezantuar mënyrat strategjike ekonomike për të mbështetur bizneset me pronarë gratë në Britani”, ka thënë Al-Rakan.