0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Kosovë hapën 35 varreza për të kërkuar 312 të varrosur

Më të lexuarat

35 varreza do të hapën në Kosovë për të kërkuar trupat e 312 personave që dyshohet të jenë varrosur në to. 19 prej tyre janë ribashkime, ndërsa 73 mendohet të jenë varrosur gabimisht, e të tjerat janë raste të reja, emrat e të cilëve figurojnë në listën e personave që mungojnë. Lokacioni i parë do të gërmohet të enjten në Pastasel të Rahovecit, ku do të zhvarrosën 56 persona që mendohet të jenë varrosur gabimisht, por kjo do të mundësohet vetëm nëse pushon shiu, njofton KTV.

Ekskavatorët e udhëhequr nga Departamentit i Mjekësisë Ligjore gjatë 2 javëve do të hapin edhe gjashtë lokacione të tjera, e gjatë verës 35 sosh në Kosovë, plus atë në Rudnicë të Serbisë. Kohavisioni ka siguruar listën e lokacioneve ku dyshohet për persona të varrosur, shumica prej tyre janë varre individuale, por ka edhe lokacione ku dyshohet për varreza masive. 80 persona dyshohet të jenë varrosur në një fushë në poligonin e qitjes në Prizren, nga 26 persona në Zhilivodë të Vushtrrisë, e Dren të Zubin- Potokut, 24 në Gorozhup të Prizrenit e 15 në hapësirat brenda termocentraleve në Obiliq./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit