3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Kosovë 62% janë “katunarë” ndërsa 38% “qytetarë”

Më të lexuarat

Nga 1 milionë e 739 mijë e 825 banorë sa ka Kosova, 62% e tyre thuhet të jenë rural ndërsa 38% llogariten urban.

Thuhet se meshkuj ka më shumë se femra, ku nga ky numër thuhet se meshkuj ka gjithsej 875 mijë e 900 ndërsa femra rreth 12 mijë më pak, apo 863 mijë e 925 gjithsej.

Sa i përket etnicitetit thuhet se 92.9% e tyre janë shqiptarë, boshnjakët me 1.6% pasojnë serbët me 1.5% dhe pas tyre turqit me 1.1%. Në këtë përqindje mungojnë të dhënat për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Kur flitet për numrin e popullsisë nëpër Komuna në Prishtinë thuhet se jetojnë rreth 200 mijë banorë, pason Prizreni me mbi rreth 180 mijë, pastaj Ferizaj me mbi 100 mijë dhe pas tyre vjen Peja dhe e pesat për nga numri i popullsisë është Gjakova./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit