2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Klinë 50% e shtëpive të ndërtuara për serbët janë shitur

Më të lexuarat

Me gjithë investimet e shumta të organizatave të huaja dhe Qeverisë së Kosovës, për realizmin e projekteve për të kthyerit serb në Klinë, këta të fundit i kanë boshatisur dhe shitur shtëpitë e ndërtuara.

Nga gjithsej 500 shtëpi të ndërtuara për banorët serb në Klinë, 50% e tyre janë të boshatisura, një gjë të tillë e konfirmojnë edhe zyrtarët komunalë.

Sipas tyre, serbët e kanë shfrytëzuar vullnetin e mirë të komunës së Klinës, komunitetit pranues, dhe ndihmën e donatorëve të huaj që t’i ndërtojnë shtëpitë e tyre.
“Ajo që ka ndodhur pastaj është që serbët lokalë i kanë shitur shtëpitë dhe janë shpërngulur me familjet e tyre në Serbi”, thotë nënkryetari i Klinës, Enver Berisha.

“Pjesa dërmuese e këtyre shtëpive janë nga donacionet e huaja nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare ndërkombëtare si TRV-ja, DRC-ja, ICI-MICI, UNDP-ja, etj. Donacionet që janë dhënë janë jashtë kontrollit tonë si komunë. Ne nuk i kemi shifrat, por kur dihet se janë mbi 500 shtëpi të ndërtuara atëherë del një shifër serioze – del shifra mbi milionëshe. Investimet që janë bërë nga organizatat ndërkombëtare janë bërë thjesht kot, sepse ato shtëpi sot askush nuk i shfrytëzon edhe pse janë të pajisura më infrastrukturën e brendshme. Si numër total është mbi 300 banorë aktual, por rreth 50% e shtëpive që janë ndërtuar, janë të zbrazura”, tha Berisha për Radio Kosovën.

Millorad Sharkoviq, shef i zyrës për kthim, fenomenin e boshatisjes se shtëpive nga ana e banorëve serb e arsyeton më papunësinë e madhe në vend.
Sharkoviq e pranon se ka pasur donacione në sferën e bujqësisë që kanë shërbyer për punësim, por sipas tij këto nuk janë të mjaftueshme.

“Fatkeqësisht as një e treta nuk janë të banueshme. Faktori socio-ekonomik i të kthyerve dhe zhvillimi i ekonomisë është në nivel shumë të ultë. Nuk ka vende të punës, punësimi është problem sidomos për të rinjtë. Kemi pas projekte për zhvillimin e komuniteteve, makinerisë për bujqësi, nuk janë të mjaftueshme, por në krahasim më numrin e të kthyerve deri diku”, tha ai.

Zyrtarët komunalë thonë se këto investime që kapin shifra milionëshe mund të konsiderohen si projekte të dështuara pasi që 50% e shtëpive janë të boshatisura, dhe numri i banorëve të kthyer serb, është shumëfish më i vogël.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit