2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në kërkim të Islamit tradicional të shqiptarëve?!

Më të lexuarat

Justinian Topulli
Mjaft intelektualë shqiptarë të sotëm, duke e shfaqur publikisht mospëlqimin e tyre ndaj prirjes së mjaft të rinjve shqiptarë, për t’iu përkushtuar mësimeve të Islamit, trumbetojnë me të madh se ka humbur islami tradicional shqiptar! Sinqerisht asnjëherë nuk e kam kuptuar se cili është ky islam, që këta e njohin kaq mirë dhe ne jo?! Së paku cilës periudhë kohore iu referohen këta njerëz dhe cilët janë modeli për të cilët ata flasin dhe tregojnë se është islami tradicional shqiptar, i cili paska humbur?

Për ta thjeshtuar këtë përgjigje, po i referohem studiueses franceze Nathali Clayer, e cila shkruan për këtë se:

“Më 1930 në Shqipëri, kishte midis muslimanëve tri rryma intelektuale në garë mes tyre përsa i përket çështjeve të modernitetit dhe traditës ku përfshihej edhe çështja e fesë: Të vjetrit që ishin pak a shumë orientalistë dhe vazhdonin të mbeteshin të lidhur me islamin; të rinjtë perëndimorë që trumbetonin flakjen e fesë, veçanërisht të islamizmit dhe e konsideronin si një mbiemërim barbar, si dhe neoshqiptarët që ishin në favor të theksimit të thelbit shqiptar dhe kulturës shqiptare, që ishin kundër dasive fetare, por jo kundër fesë në vetvete. Këta ishin veçanërisht në favor të bektashizmit, që ishte i lidhur ngushtë me nacionalizmin shqiptar.” (Revista Përpjekja nr. 20)

Nëse i referohemi këtij konstatimi si të saktë, atëherë duhet thënë se kemi një përmbysje të historisë, sepse nëse përjashtojmë mundësinë që këta të kenë për qëllim referimi grupin e dytë, që ishte për flakjen e fesë, atëherë ngelen të vjetrit që përfaqësojnë traditën e islamit shqiptar dhe të rinjtë neoshqiptarë, por që këta të fundit sot i bie të jenë të “vjetrit” dhe të rinjtë e sotëm të vjetrit e dikurshëm. Kështu që nisur nga kjo islami i sotëm i shumë të rinjve muslimanë të lidhur pas kësaj feje, nuk është aspak jotradicional dhe johistorik, edhe pse është më pak nacionalist dhe nuk e mbithekson thelbin shqiptar mbi atë fetar. Në fund të fundit edhe kjo është pjesë e traditës së islamit shqiptar, apo jo?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit