Ministria e Shëndetësisë në Japoni ka njoftuar se ka tejaluar mbi 71 mijë numri i personave në vend që janë mbi moshën 100-vjeçare.
Sipas televizionit kombëtar japonez NHK, ministria ka bërë të ditur statistikat lidhur me popullsinë e moshuar që rritet në vend.
Sipas të dhënave numri i personave mbi 100-vjeç në vend ka shkuar mbi 71.200. Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur për 1.480 persona.
Ministria gjithashtu zbuloi se gruaja më e vjetër në Japoni është 116-vjeçare ndërsa burri më i vjetër është 112-vjeçar./AA