Moche Harel kishte hapur një agjenci për shitblerje veshkash në Tev-Aviv.
Ai gjente klientë që shisnin veshka me çmim të lirë, e nevojtarë për to që paguanin mbi 100 mijë dollarë, shkruan koha.
Agjentë të kompanisë së ashtuquajtur “Edgar”, pronar i së cilës, sipas dëshmitarëve,del se ishte Moche Harel, gjenin njerëz kryesisht në Izrael në dializë, të cilëve u ofronin veshka në këmbim të parave.
Falë saj dy burra nga Izraeli, të cilët kanë dëshmuar dje në Prishtinë nëpërmjet transmetimit me video nga një gjykatë në Tel-Aviv, nuk i nënshtrohen më procesit të pastrimit të gjakut nga tri herë në javë.
Ata kanë treguar se si kishin rënë në kontakt me agjentë të ndryshëm, të cilët pas një pagese të majme kishin arritur në Prishtinë në klinikën “Medicus”, prej së cilës kanë dalë pas më pak së një jave me një veshkë të shëndoshë në trup.
Këta dëshmitarë kanë treguar se Kosova dhe Izraeli kishin pasur lidhje të
forta falë grupeve të ndryshme kriminale./Indeksonline/kohaislame