-0.9 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

“Në ishujt e Greqisë mund të vijnë 200 mijë refugjatë”

Më të lexuarat

Zëvendëskryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Adonis Georgiadis, ka paralajmëruar se nëse marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) prishet, në ishujt grekë mund të vijnë rreth 200 mijë refugjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për një televizion privat në këtë vend, Georgiadis, ka vlerësuar edhe marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët.

Georgiadis, duke thënë se kohët e fundit ka një tensionim marrëdhëniesh mes Turqisë dhe BE-së, në vijim ka shtuar: “Nëse përplasja mes Turqisë dhe BE-së vazhdon, Ankaraja do të prishë marrëveshjen për refugjatët dhe si rrjedhojë në ishujt grekë të paktën 200 mijë refugjatë të rinj mund të vijnë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit