-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Iran u rikthyen kompanitë ruse të naftës

Më të lexuarat

Kompania ruse “Zarubezhneft” mori autorizimin për të punuar në Iran. Kompania do të zhvillojë Khayam – një nga vendburimet më të mëdha të gazit në vend. Rezervat e gazit atje vlerësohen në 260 miliardë m3.
Deri më tani kompanitë ruse të naftës nuk kishin mundur të përfshiheshin në projektet iraniane. Megjithëse, që nga viti 2003 në bllokun Anaran pati punuar kompania ruse Lukoil, por pas vendosjes së sanksioneve ekonomike kundër Iranit kompania u tërhoq nga projekti. Pastaj në Iran erdhi kompania ruse “Gazprom-neft”, por në vitin 2011 Irani i anuloi të gjitha marrëveshjet me të. Për sa i përket “Zarubezhneft”, kompania është krijuar që në fillim për të punuar jashtë vendit. Prandaj nuk është çudi që ajo do të punojë në Iran, thotë Drejtori i Institutit të Energjetikës Kombëtare Sergei Pravosudov:
– Kundrejt Iranit ka sanksione në fuqi dhe kompanitë e tjera ruse – “Gazprom”, “Rosneft” kanë biznese serioze në vendet që i mbështesin këto sanksione. Kjo mund të dëmtonte seriozisht biznesin e tyre. Prandaj, në këtë rast, “Zarubezhneft” si një kompani relativisht e vogël që nuk ka asete të mëdha jashtë vendit, ndoshta është përzgjedhur si një poligon, në të cilin mund të provohet të punohet në Iran.
Në vitin 2012 BE-ja vendosi embargon ndaj naftës iraniane. Megjithatë, Irani aktualisht e eksporton atë në disa vende, duke përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut. Por përkatësisht gazit situata është disi ndryshe: përveçse në tregun e brendshëm ai nuk mund të eksportohet pothuajse askund, theksoi Sergei Pravosudov:
– Irani aktualisht eksporton gaz vetëm në një vend – Turqi. Të gjithë sasinë tjetër të mbetur të gazit ai e konsumon vetë, megjithëse për sa i përket rezervave të gazit Irani vjen i dyti pas Rusisë. Po ndërtohet një gazsjellës në Pakistan. Ka patur bisedime rreth faktit për ta shtrirë atë deri në Indi. India është një treg i madh.
Vëllimi i rezervave të vendburimit Khayam është vlerësuar me 260 miliardë m3 gaz dhe 220 milionë ton gaz i kondensuar. Vëllimi i gazit të nxjerrë nga ky vendburim është parashikuar të jetë rreth 9 miliardë m3 në vit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit