Sipas statistikave të qendrës statistikore IBC të Irakut mësohet se gjatë 12 muajve të kaluar në Irak janë vrarë mbi 4000 persona civilë.
Këto statistika tregojnë se vrasje e civilëve në Irak është rritur dukshëm në krahasim me vitet e kaluara. Agjencia e lajmeve Kurd Press ka bërë të ditur se sipas raportit të qendrës në fjalë, gjatë vitit 2012 në Irak gjithsej janë vrarë 4471 civilë. Sipas burimeve në fjalë në Irak janë rritur dukshëm edhe aktet dhe veprimet e grupeve radikale dhe terroriste.