-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Greqi dhe Itali panik për shkak të mushkonjave vdekjeprurëse

Më të lexuarat

Deri në fund të qershorit të këtij viti në vendet e Bashkësisë Evropiane janë regjistruar pesë raste të sëmundjeve nga ethet e Nilit Perëndimor edhe atë katër raste në Greqi dhe një në Itali.

Më saktësisht, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Preventivë dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse (ecdc.europa.eu) këtë javë kanë lajmëruar rastet e para të etheve të Nilit Perëndimor për këtë sezon Greqia dhe Italia. Greqia i ka lajmëruar katër raste (tre janë të konfirmuara dhe një është rast i besueshëm) në Ditika Atikia në rajonin Atika. Raste të mëhershme në Atika, e cila është në pjesën qendrore të Greqisë, ka pasur në periudhën prej vitit 2011 deri 2014.

Italia ka lajmëruar një rast në qytetin Rovigo në verilindje të Italisë. Në këtë rajon edhe më herët ka pasur raste të WNF-së.

Te shumica e të infektuarve (80 për qind të rasteve) nuk lajmërohen kurrfarë shenja të sëmundjes, derisa në 20 për qind të të infektuarve simptomat përkujtojnë në sëmundjet e ngjashme me gripin, me rritje të shpejtë të temperaturës, kokëdhimbje, dhimbje në fyt, shpinë, muskuj, nyje, lodhje, puçrra të vogla dhe limfadenopati.

Te një numër i vogël i njerëzve, gjithsej në 0,1 për qind të rasteve, lajmërohen meningjiti dhe encefaliti./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit