4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Në Gjermani arrin në 9 mijë numri i të prekurve nga një virus i panjohur

Më të lexuarat

Në Gjermani numri i nxënësve dhe mësuesve të sëmurë nga një virus që shkakton infektimin e zorrëve ka arritur në 9 mijë.

Dyshohet se virusi është përhapur nga një shoqëri që shpërndan ushqime nëpër shkolla dhe kopshte.

Ndërkohë nuk është konstatuar ende lloji i virusit që ditën e premte në 5 lande të Gjermanisë shkaktoi mbylljen e shumë shkollave.

Specialistët dyshojnë nga një lëndë toksike të ngjashme me norovirusin ose salmonelën.

Fëmijët e sjellë në spital prej shqetësimeve si të vjella dhe infeksion i zorrëve bëhet e ditur se janë shëruar për një kohë të shkurtër.

Dyshimet janë fokusuar në shoqërinë që shpërndan ushqimin pasi shkollat ku është përhapur edhe sëmundja i marrin ushqimet nga e njëjta shoqëri.

Pesë vjet më parë kur autoritetet gjermane sollën standardin e ushqimit nëpër shkollat në mbarë vendin, disa rajone nuk e zbatuan këtë rregull pasi ai kishte cilësinë e një këshille. Kurse kompania e shpërndarjes së ushqimit i refuzon akuzimet që i janë drejtuar./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit