3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Në fshatin Duga Poljana të Serbisë po ndërtohet xhamia më e madhe në Evropë (Foto)

Më të lexuarat

Në fshatin Duga Poljana të komunës së Sjenicës në Serbi, është duke u ndërtuar një xhami e cila po vlerësohet të jetë më e madhja në Ballkan.

Mediat serbe raportojnë se sipas informacioneve fillestare për këtë projekt do të shpenzohen dhjetëra metra kub beton, ndërsa do të vendosen themele deri në 20 metra thellësi.

Paratë për ndërtimin e xhamisë me hapësirë prej 1.600 metra katror janë siguruar falë donacioneve nga e gjithë bota, ka bërë të ditur hoxhë Teshrifi, i cili ka thënë se objekti do të ketë 15 kupola, njëra me diametër 12 metra.

Xhamia do të ketë të vendosura gjashtë minare, katër prej tyre në lartësi prej 45 metra, dhe dy tjera me lartësi nga 99 metra.

Xham3Xham1Xham2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit