Në Francë dolën në shitje vizatimet komike (ang. comics) mbi jetën e Profetit Muhamed. Ato u krijuan nga autorët e revistës satirike “Charlie Hebdo”. Vizatimet komike mund të blihen në rrjet në faqen e Internetit të edicionit për 6 euro.
Siç vë në dukje botuesi dhe piktori ilustrator Stephane Charbonnier, autorët e revistës ndjekin qëllime arsimore dhe nuk përpiqen ta bëjnë qesharak profetin.
Më parë revista në mënyrë të vazhdueshme ka botuar karikatura të Profetit, gjë kjo që ka shkaktuar indinjatë të thellë në radhët e besimtarëve.