Dy automjete të tipit BMW janë përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.
Në fillim është djegur njëri nga automjetet dhe më pas tjetri që ndodhej i parkuar pranë tij.
Sipas dëshmitarëve okularë, zjarrvënia në makinë është e qëllimshme.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.