1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

NË EGJIPT SHPALLET NDALIM QARKULLIMI

Më të lexuarat

Në Egjipt, ku në protestat kundër regjimit ushtarak kanë humbur jetën më shumë se 20 vetë, Këshilli i Lartë Ushtarak deklaroi se në 1 korrik do tja lejë vendin udhëheqjes civile.

Mijëra njerëz të mbledhur në sheshin Tahrir u përleshën me ushtrinë.

Pas këtyre ngjarjeve, Ministri i Mbrojtjes ndaloi daljen në rrugë deri në orën 7.

Populli kërkon tërheqjen e menjëhershme të këshillit ushtarak.

Kurse në deklaratën e Këshillit të Lartë Ushtarak, thuhet se zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në 23-24 maj do të jenë të drejta.

Në deklaratë bëhej e ditur gjithashtu se për zgjedhjet në vend janë ftuar vëzhgues nga 45 vende të ndryshme dhe regjimi ushtarak nuk do të ketë kandidat në këtë zgjedhje.

Kurse partitë politike që tërheqin vëmendjen pavarësisht se kanë kaluar 15 muaj që nga përmbysja e regjimit, planifikojnë të zhvillojnë një protestë të gjerë pas faljes së namazit të xhumasë për të krijuar presion ndaj këshillit në fjalë.

Por deklaratat e Këshillit ushtarak nuk kanë arritur të qetësojnë popullin. Ata kërkojnë evidentimin e atyre që sulmuan dhe shkaktuan vrasjen e protestuesve disa ditë më parë në Abbasiye.

Partitë që mbështesin protestuesit, kërkuan të ecin drejt Ministrisë së Mbrojtjes.

Ushtarët u munduan ti shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës dhe me ujë me presin.

Kurse protestuesit ju përgjigjën ushtarëve me gurë. Në këto përleshje 2 vetë mbetën të vdekur ndërsa 140 të tjerë u plagosën.

Pas këtij tensioni u ndal edhe qarkullimi. Në deklaratën e Anëtarit të Forcave të Armatosura të Këshillit të Lartë Ushtarak, Gjenerali Muhtar el-Molla, të transmetuar në televizion, tha se ndalimi i qarkullimit do të zbatohet përreth Ministrisë së Mbrojtjes, sheshin Abasiye dhe në rrugicat e afërta.

Gjenerali njoftoi se forcat e armatosura do të përgjigjen me vendosmëri kundër atyre që shkelin ndalim qarkullimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit