-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në Egjipt Koptët krishterë konvertohen në islam

Më të lexuarat

Maks Mishel, i njohur si atë Meksimus, bëri të ditur se 80 deri në 200 koptë në ditë konvertohen në islam.
E martë, 06 Maj 2008 09:52

Maks Mishel, i njohur si atë Meksimus, bëri të ditur se 80 deri në 200 koptë në ditë konvertohen në islam, duke paralajmëruar për situatën shumë të rëndë në kishën kopte. Në takimin e Këshillit kishtar në krye me atin Bahmijus, argjipeshkvij nga province El-Buhejre, në veri të Kajros, ku gjithashtu morën pjesë edhe atë Musa, episkop i të rinjve, atë Daniel dhe atë Enstansa, për të shqyrtuar dhe diskutuar në temën “konvertimi i një numri shumë të madh të krishterëve në islam”.

Maksimus bënë të ditur vendimin e Këshillit kishtar që numri i atyre që shpallin konvertimin e tyre në islam sillet prej 80 deri në 200 në ditë, duke shtuar gjithashtu pohimin e këtij Këshilli se numri i krishterëve në Egjipt që konvertohen në islam arrin edhe në 50.000 në vit. Prandaj Maksimus bëri të qartë se Këshilli kishtar hedh poshtë thashethemet për detyrimin e vajzave krishtere që ta pranojnë islamin, ato, siç thonë ata, këtë e bëjnë vullnetarisht.

Maksimus kritikoi ashpër – emisionin e televizionit ‘Jazira’ në kanalin satelitor – dhe gjendjen e brendshme të kishës ortodokse dhe ligjet e saj, duke kërkuar nga kisha reforma komplete të gjendjes së brendshme, për t’i ‘ruajtur’ koptët krishterë. Ai, gjithashtu, paralajmëroi për situatën shumë të rëndë brenda kishës egjiptiane, si dhe në vetë punën dhe mënyrën e udhëheqjes së papa Shenod III me kishën kopte.

Për numrin shumë të madh të konvertimit të krishterëve egjiptian në islam, Kisha ortodokse kërkon nga autoritetet egjiptiane zbatimin e ligjit – siç e quajtën – “dënim për renegim nga feja” ndaj krishterëve që pranojnë islamin.

islamgjakova.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit