-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në Dubai me pare të shtetit

Më të lexuarat

Ekskursioni i dhjetëra zyrtarëve të institucioneve të ndryshme kosovare në Dubai ka nxjerrë në pah gënjeshtrën e Qeverisë së Kosovës, sipas së cilës, nga buxheti i vendit nuk është ndarë asnjë cent për këtë “trip”.


Gazeta “Zëri” ka siguruar një faturë që kompania private “Ekspertiza” ia ka dërguar për pagesë një institucioni publik, e në të cilën figurojnë detaje të shumta rreth udhëtimit pesëditor në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këtë dokument shihet se si Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART), për të cilën nga buxheti i vendit për çdo vit ndahen nga rreth dy milionë euro, ka paguar 7.497 euro për t’i “shëtitur” tre zyrtarë të saj.

Pagesa prej 2.499 eurove për një person, ose 7.497 euro për tre anëtarët e bordit të ART-së, Nijazi Ademaj, Besnik Berisha dhe Ruzhdi Jusufaj, i cili është edhe shef i Administratës, është bërë në xhirollogarinë bankare të kompanisë “Ekspertiza”.

Në emër të ART-së kjo faturë është nënshkruar nga shefi i Administratës, Ruzhdi Jusufaj, i cili ka qenë edhe njëri nga përfituesit e “tripit”, ndërsa në emër të “Ekspertizës” është nënshkruar nga menaxheri i kësaj kompanie, Besnik Sopi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit