Një aksident i ndodhur me datën 10 prill i kishte marrë jetën të riut Debatik Huruglica nga Gjilani. Ai teksa po ngiste motorin e tij, ishte përplasur për tokë nga një makinë,dhe fatkeqësisht nuk kishte arritur t’i përballonte plagëve të marra transmeton IndeksOnline.
E për këtë ngjarje të rëndë që shuajti jetën e një të riu, sot dy familjet janë parë bashkë. Familja Huruglica në ditën e parë të muajit të shenjt Ramazan, në prani të prijësve fetar i ka falur gjakun familjes së personit nga Ferizaj e i cili e shkaktoi këtë aksident.
Në këtë video mjaft emocionuese që lexuesit e IndeksOnline e kanë dërguar në adresën tonë mund të shihni momentin kur bëhet falja e gjakut.