1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në burgje shpërndahen edhe mjetet e ndaluara

Më të lexuarat

Futja e narkotikëve, telefonave dhe e gjërave të tjera “të ndaluara” nëpër qendrat korrektuese të Kosovës, vlerësohet si një “dukuri” e vazhdueshme.

Përveç familjarëve të të burgosurve, një rol kyç në qarkullimin e këtyre gjësendeve “e ka edhe stafi” i këtyre qendrave. Këtë e pohojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që monitorojnë këto qendra, të cilët deklarojnë se ekziston një “rrjet zinxhir” brenda këtyre qendrave që përbëhet nga pjesëtarët e tyre të cilët bëjnë futjen dhe shpërndarjen e mjeteve të ndaluara nëpër qendrat korrektuese.

Shërbimi korrektues i Dubravës, vlerësohet si njëra nga qendrat ku kjo dukuri është më e theksuar, shkruan “Koha Ditore”. Edhe përfaqësuesit e Shërbimit korrektues të Kosovës si dhe Policisë së Kosovës (PK) nuk mohojnë që ka raste të raportuara kur zihen familjarët duke tentuar të fusin mjete të ndaluara te të afërmit e tyre të burgosur apo të paraburgosur.

Resmi Hoxha, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë ndonjë gardian të involvuar, i cili mundëson shpërndarjen e mjeteve të ndaluara, mirëpo ka përjashtuar çdo mundësi të ekzistimit të ndonjë rrjeti brenda qendrave korrektuese.

Sipas tij, gjatë vitit 2012, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, stafi i këtij institucioni ka arritur t’i identifikojë tri raste kur familjarët kanë tentuar të fusnin lëndë narkotike gjatë vizitave që u kanë bërë të afërmve të tyre të mitur, ndërsa ka shtuar se në Shërbimin korrektues të Dubravës ka pasur më shumë raste.

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës “KRCT”, që bën monitorimin e shërbimeve korrektuese, ka pohuar se droga, telefonat janë elemente që kanë ekzistuar edhe po ekzistojnë nëpër këto qendrat.

“Këtë e pohojnë të burgosurit, si dhe stafi i shërbimeve korrektuese. Këto mjete, edhe pse janë të ndaluara, nuk përcjelljen tek të burgosurit vetëm nga familjarët e tyre, por edhe përmes stafit të burgjeve. Një gjë e tillë figuron edhe në raportet tona dhe është pohim i të burgosurve. Kjo dukuri kryesisht dominon ne SHK të Dubravës Që të realizohet një gjë e tillë, duhet të ekzistoj një zinxhir i organizuar”, ka thënë Rushiti.  /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit