1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në botë 750 milionë persona nuk dinë të lexojnë dhe shkruajnë

Më të lexuarat

Edhe pse numri i personave që shkruajnë e lexojnë është rritur ndjeshëm në 50 vitet e fundit, në mbarë botën ndodhen ende 750 milionë njerëz, dy të tretat e të cilëve janë gra, që ende nuk dinë të shkruajnë e lexojnë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), gjatë 50 viteve të fundit shkalla e shkrim-leximit në mbarë botën është rritur ndjeshëm, sidomos në popullatën me moshë të re. Megjithatë, UNESCO ka tërhequr vëmendjen se 750 milionë njerëz në botë ende nuk e kanë këtë formim.

Teksa vihet theksi se gratë përbëjnë dy të tretat e personave që nuk dinë shkrim-lexim, bëhet e ditur se 45 përqind e personave që nuk dinë shkrim-lexim jetojnë në Azinë Jugore, 27 përqind në Afrikën Sub-Sahariane, 10 përqind në Azinë Lindore dhe Juglindore, 9 përqind në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore dhe 4 përqind në Amerikën Latine dhe Karaibe.

– Rritje në normat e shkrim-leximit

Sipas Institutit Statistikor të UNESCO-s, rritja më e madhe në normat e shkrim-leximit në vitet e fundit është arritur në Azinë Lindore dhe Jugore dhe Afrikën Veriore dhe Perëndimore, ku shkrim-leximi është shumë prapa.

Në Azinë Jugore, shkalla e shkrim-leximit për periudhën 1990-2016 u rrit nga 46 për qind në 72 për qind, ndërsa në Afrikën e Veriut dhe Azinë Perëndimore u rrit nga 64 për qind në 81 përqind.

Kjo normë është rritur nga 82 përqind në 96 përqind në Azinë Lindore dhe Juglindore dhe nga 52 përqind në 65 përqind në Afrikën Sub-Sahariane. Ndërkohë shkalla e shkrim-leximit u rrit nga 85 për qind në 94 për qind edhe në Amerikën Latine.

– Në disa vende niveli i shkrim-leximit nuk është në nivelin e dëshiruar

Me rritjen e mundësive arsimore sot më shumë të rinj janë në gjendje të lexojnë dhe të shkruajnë.

Instituti Statistikor i UNESCO-s ka theksuar se shkalla e shkrim-leximit në mesin e të rinjve është rritur nga 83 për qind në 91 për qind dhe se numri i të rinjve analfabetë, i cili ishte 170 milionë në vitin 1996, është ulur në 102 milionë në vitin 2016.

Sipas UNESCO-s, 50 vjet më parë, teksa një e katërta e të rinjve 15-24 vjeç nuk dinin shkrim e lexim, theksohet se sot kjo shifër është më pak se 10 përqind e kësaj grupmoshe. Përkundër kësaj, shkalla e shkrim-leximit në mesin e të rinjve në disa vende, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore, ende nuk është në nivelin e dëshiruar.

Pothuajse të gjithë të rriturit në Azinë Qendrore dhe Lindore, në Evropë dhe Amerikën e Veriut dinë të shkrujnë dhe lexojnë. Krahas këtyre rajoneve, shkrim-leximi i të rinjve në Amerikën Latine dhe në Karaibe është gjithashtu i avancuar.

Në disa vende afrikane, shkalla e leximit në popullsinë e moshës së re është më pak se 50 për qind. Ky problem zakonisht është për shkak të mungesës së shkollimit dhe disa problemeve arsimore. Pavarsisht se në vende të tilla si Malavi dhe Zambia, e drejta për arsim është siguruar për të gjithë, niveli i shkrim leximit ende vazhdon të jetë në nivele të ulëta. Besohet se kjo situatë është shkaktuar nga problemet në lidhje me cilësinë e arsimit dhe marrëdhënien e vendosur me arsimin.

– Numri i femrave që lexojnë dhe shkruajnë është më i pakët

Vlen të përmendet se numri i shkrim-leximit te femrave në botë është më i ulët se ai i meshkujve. Sipas të dhënave të viteve të fundit, gratë e reja përbëjnë 59 për qind të njerëzve që nuk dinë shkrim-lexim.

Teksa është i pakët dallimi i shkrim-leximit mes meshkujve dhe femrave në Azinë Qendrore dhe Lindore, Europë, Amerikën e Veriut, Amerikën Latine dhe Karaibet theksohet në Afrikën e Veriut, Azinë Perëndimore dhe Jugore si dhe Afrikën Subsahariane, dallimi në normat e shkrim-leximit midis gjinive është më i madh.

Megjithëse në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar ka pasur një progres të konsiderueshëm në botë, numri i shkrim-leximit të femrave nga 5 vende në njërin prej tyre është ende nën numrin e shkrim-leximit të meshkujve. Kjo konsiderohet si një problem i rëndësishëm që duhet të kapërcehet si në aspektin e mundësisë së barazisë ashtu edhe nga ajo e problemeve me të cilat përballen gratë në botën e sotme.

– Dita Botërore e shkrim leximit

UNESCO në vitin 1967 vendosi që 8 shtatori të festohet si Dita Botërore e shkrim leximit. Në Ditën Botërore të shkrim leximit, që festohet çdo vit më 8 shtator, organizohen aktivitete të ndryshme për të theksuar rëndësinë e shkrim-leximit të individëve dhe shoqërive dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet që lidhen me këtë temë.

Në vitin 2018, përveç tërheqjes së vëmendjes ndaj mungesës së punësimit të fokusuar në aftësi, pavarësisht nga përparimi i arritur në shkrim-lexim, Dita Botërore e shkrim leximit do të festohet në temën e “shkrim leximi dhe zhvillimi i talenteve”, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe të punës veçanërisht për të rinjtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit