12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Në Bajram pastrohen zemrat

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Sa të bukura janë ato buzëqeshje në Ditën e Bajramit! Sa të ëmbla janë ato përshëndetje që bëhen në Ditën e Bajramit! Por, kam bindjen se më të bukura se buzëqeshjet dhe përshëndetjet janë zemrat, të cilat pastrohen, harrimi i të këqijave dhe falja për ata që kanë gabuar ndaj nesh.

Po, vëlla dhe motër! Neve mund të na ketë ndodhë që të kemi patur probleme me shokun/shoqen, vëllanë/motrën, gruan/burrin, fëmijët. Ndodh që djalli të ketë mbushur zemrat tona me urrejtje, smirë, inat, mëri, por, pse të mos pastrohemi nga gabimet me këtë fillimfeste?! Përse të mos harrojmë gabimet e vjetra?! Përse të mos u flasim të tjerëve?! Përse të mos tregohemi të mirë ndaj tyre kur:

“…Allahu i do bamirësit. (Ali Imran: 134)

A thua vallë, kemi mundësi për këtë apo jo?

Kam përshtypjen dhe bindjen e fortë se në shndritjen e kësaj feste ti mund ta mbushësh zemrën me dashuri, falje dhe tolerancë për të gjithë njerëzit, veçanërisht për ata që të kanë bërë keq.

Kështu ka qenë morali dhe sjellja e pejgamberëve [alejhimu selam]. Ndoshta qëndrimi i Jusufit [alejhi selam] me vëllezërit e tij është shembull perfekt për të gjithë ata që duan t’i falin në këtë ditë njerëzit që iu kanë bërë keq.

“Ai tha: Sot nuk ka qortim kundër jush, Allahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve! (Jusuf: 92)

Përshtati në shqip: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit