-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Në avionin që u rrëzua në Francë ishin 150 persona, nuk ka informacione për të mbijetuar

Më të lexuarat

 
 
 
– Avioni i tipit Airbus A320 me 150 persona në bord, i linjës ajrore GermanWings dhe i kompanisë Ajrore gjermane Lufthansa është rrëzuar në jug të Francës.
 
 
PARIS (AA) – Avioni i tipit Airbus A320 me 150 persona në bord, i linjës ajrore GermanWings dhe i kompanisë Ajrore gjermane Lufthansa është rrëzuar në jug të  Francës, raporton Andolu Agency (AA).
 
Autoriteti francez i Aviacionit Civil njoftoi se avioni i cili ishte në fluturim nga Barcelona e Spanjës për në Duseldorf të Gjermanisë dyshohet paraprakisht se u rrëzua në jug të Francës, në qytetin Digne.
 
Njoftohet gjithashtu se avioni ka humbur kontaktet me radarët rreth orës 11:00 të së martës, sipas  kohës lokale. Ndërsa theksohet se në avion ndodheshin 144 udhëtarë dhe 6 persona të ekuipazhit.
 
Presidenti francez, Francois Hollande deklaroi se nisur nga rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dyshohet se “nuk duket se ka të mbijetuar”. Ai gjithashtu paralajmëroi për një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me aksidentin. Ndërkohë që autoritetet e kompanisë ajrore akoma nuk kanë raguar lidhur me këtë ngjarje./aa
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit