3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në Austri sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Më të lexuarat

Në këtë garë përballen kandidati i të djathtës ekstreme Hofer me kandidatin e të majtëve, Alexander Van Der Bellen.

Votuesit në Austri iu drejtohen sot për herë të dytë kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Austri mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku në raundin e parë më shumë vota mori kandidati i të djathtës ekstreme, Norbert Hofer.

Për të ushtruar të drejtën e votës janë regjistruar 6.384.331 votues në të gjithë vendin.

Në këtë garë përballen kandidati i të djathtës ekstreme Hofer me kandidatin e të majtëve, Alexander Van Der Bellen, ku në raundin e parë të mbajtur më 24 prill Hofer mori 35 përqind, ndërsa kandidati i të gjelbërve Van der Bellen mori 21 përqind të votave.

Ata që nuk dëshirojnë të shikojnë në postin e presidentit kandidatin e krahut të djathtë ekstrem i cili është kundër Bashkimit Europian preferojnë të zgjedhin Van der Bellen, ndërsa ata që nuk preferojnë një president pro refugjatëve zgjedhin Hofer. Sondazhet publike tregojnë se Hofer është përpara me një diferencë të vogël.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit