Gjykata e Lartë e Australisë vendosi të lerë në fuqi ligjin e ri të detyrueshëm për paketimin e cigareve, që heq nga kutia ngjyrat e logot, duke kërkuar shitjen e tyre vetëm në ngjyrë ulliri e me pamje ilustruese të pasojave të rënda të duhanpirjes.
Prodhuesit kryesore globale te cigareve, përfshirë ‘British American Tobacco’ dhe ‘Philip Morris’, e kanë sfiduar ligjin që duhet të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori 2012. Shumica e gjykatave është e mendimit se ky ligj nuk bie ndesh me kushtetuten e Australisë, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë, ku sqarohet vendimi i marrë prej saj.
Ligji u miratua nga qeveria vitin e kaluar. Autoritetet australiane mendojnë se një paketë e thjeshtë e aspak tërheqëse në pamje do të ndihmojë të reduktohet numri i duhanpirësve ne vend. Prodhuesit, nga ana tjetër argumentojnë se heqja e emrit të kompanisë dhe ngjyrave të saj nga paketa, do t’i ulë në mënyrë drastike fitimet e tyre./koha/kohaislame