-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Angli dhe Uells popullsia muslimane është dyfishuar në 10 vitet e fundit

Më të lexuarat

Zbulohet se numri i muslimanëve të cilët jetojnë në Angli dhe Uells në 10 vitet e fundit ka patur një rritje dyfish dhe se popullsia muslimane në krahasim me popullsinë e përgjithshme ka një rritje më të madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Në raportin e përgatitur nga Këshilli Musliman i Britanisë duke iu referuar të dhënave të popullsisë të vitit 2011 mësohet se një në çdo 12 fëmijë të moshës shkollore është musliman.

 

Sipas raportit gjysma e muslimanëve të cilët jetojnë në vend kanë lindur në Britani, dhe 73 përqind e tyre “e ndiejnë veten anglezë”. Në raport u tërheq vëmendjen se një në tre muslimanë në vend ndodhet nën moshën 15 vjeç. Mësohet se raporti i popullsisë muslimane mbi 65 vjeç është 4 përqind, ndërsa ky raport për popullatën e përgjithshme është gjetur të jetë 16 për qind.

 

Sipas raportit, 6 për qind e muslimanëve në vend kanë vështirësi në të folurit anglisht, ndërsa 24 për qind e tyre janë të diplomuar universitarë. Në vend ka një total prej 329 694 nxënës myslimanë, ku 43 për qind e tyre janë femra, ndërsa 57 për qind janë meshkuj.

 

71 përqind e grave muslimane që variojnë midis moshës 16-24 nuk punojnë. Ndërsa 57 përqind e grave muslimane mes të moshës 25-49 punojnë. Ndërsa në krahasim me të njëjtën grupmoshë të popullsisë së përgjithshme ka një raport prej 80 për qind. Ndërsa jashtë Britanisë dhe Wellsit, gjenden 77 mijë, në Skoci dhe në Irlandën e Veriut 3 800 muslimanë.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit