Shkup, 30 gusht- Një mijë e tridhjetë e dy nënshtetas të huaj, refugjat në 24 orët e fundit janë futur në Maqedoni ku kanë marr vërtetime.
Prej tyre, 716 janë meshkuj, 125 gra, 171 fëmijë si dhe 20 fëmijë pa prindër që kanë marr vërtetim nga kërkesa e tyre për azil.
Sipas nënshtetësisë së personave që iu janë dhënë vërtetime, më të shumtë në numër janë nënshtetasit nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani.