Nuk është ajo që mendoni dhe ju vjen në mendje menjëherë sapo lexoni titullin.
Një raport i publikuar nga “Nomad Capitalist”, që ka marrë në analizë 199 shtet për të zbuluar se kush është pasaporta më e fuqishme në botë, ka dalë në përfundimin se ky vendi i parë në listë i takon pasaportës suedeze.
Sipas raportit, pasaporta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mban vendin e 36-të.
Përsa i përket pasaportës shqiptare, ajo është renditur e 83-ta.
Mbajtësit e pasaportës suedeze kanë të siguruar shërbimet shëndetësore pa asnjë pages dhe po ashtu edhe studimet universitare, ndërkohë që pushimet janë gjithashtu të paguara.
“Nomad Capitalist” si kriter të renditjes së fuqisë së pasaportve ka përdorur avantazhet që ato kanë në lëvizjen e lirë, reputacionin global, taksat ndërkombëtare dhe liritë civile.
Sipas studimit, shtetasit suedez mund të lëvizim dhe punojnë në 176 shtete të botës dhe të mos paguajnë asnjë taksë shtesë, ndërkohë shtetasit shqiptar gëzojnë të njëjtat të drejta por vetëm në 98 shtete.