-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Në 10 vjet, bota me 1 miliardë të moshuar

Më të lexuarat

Një studim i ri thotë se numri i njerëzve të moshuar në mbarë botën është duke u rritur më shpejt se çdo grup tjetër moshe, dhe mund të arrijë 1 miliardë brenda 10 viteve të ardhshme.

Studimi, i titulluar “Plakja në shekullin e 21: Gëzim dhe Sfidë”, u lëshua këtë javë nga fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Studimi thotë se në vitin 2000, për herë të parë në histori, kishte më shumë njerëz të moshës mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç.

Demografët thonë se deri në vitin 2050, brezi i vjetër do të jetë më i madh se sa popullsia nën 15 vjeç. Në vetëm 10 vjet, numri i personave të moshuar do të kalojë 1 miliardë, një rritje kjo prej afro 200 milionë njerëz gjatë dhjetëvjeçarit.

Raporti i OKB-së nënvizon se, ndërsa prirja e shoqërisë drejt shtimit të jetëgjatësisë është një arsye për t’u gëzuar, ajo gjithashtu paraqet sfida të mëdha për kujdesin shëndetësor dhe sistemet e pensioneve.

Analistët thonë se popullatat e moshuara mund të paraqesin sfida shumë të mëdha për vendet në zhvillim, ku trysnitë e varfërisë ka kohë që rëndojnë buxhetet shtetërore.woa/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit