1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ndryshimet e “Facebook”, ekspertët të shqetësuar

Më të lexuarat

Një opsion i ri i “Facebook” ka ngritur shqetësimin e ekspertëve për atë që mund të jetë përdorimi abuziv i pëlqimeve në të ardhmen.

Rrjeti shoqëror më i përdorur i botës ka bërë të mundur shfaqjen e një butoni “edit” në çdo postim, i cili të lejon që nëse do të ndryshosh përbërjen apo të rregullosh një gabim ortografik, të mos të fshish dhe të ripostosh statusin, foton apo gjithçka ke hedhur në rrjet.

Megjithatë, kjo mënyrë postimi nuk kthen pas edhe pëlqimet që statusi ka marrë, duke bërë potencialisht të mundur që postuesi të marrë pëlqime abuzive, duke ndryshuar tërësisht përbërjen.

Kështu, nëse dikush i vendos pëlqim një fotoje apo një statusi të përzemërt, ai mund të ndryshohet në një fyerje nëpërmjet edit dhe pëlqimi mbetet në të.

Ndonëse rrjeti shoqëror e shfaq njoftimin e editimit të një posti, duhet të jesh i vëmendshëm për ta parë atë në statusin e ndryshuar dhe fare lehtë

Një zëdhënës i “Facebook” nuk dha koment mbi këtë ndryshim.

Mundësia për të edituar ka ekzistuar prej kohësh në rrjetet e tjera shoqërore, rivale të “FB”. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit