2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ndrroi jetë në prag të Namazit të Sabahut

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Një shok i imi më rrëfente për një të afërme të tij, një grua të moshuar, e cila ishte e lidhur shumë me namazin dhe, ndonëse kishte kaluar të gjashtëdhjetat, dashuria për namazin vetëm sa i qe shtuar.

Ajo ishte edhe e ditur.

U sëmurë ndërsa u desh ta dërgonin në spital për shërim. Me të shkoi edhe vajza e saj, e cila na sjell detajet tjera:

“Nëna fjeti, ndërsa u zgjua dy orë para namazit të sabahut. Më zgjoi edhe mua:

Ngrihu për namaz! Ngrihu dhe më dërgo që të marr abdes! –më tha.

Ende është herët, oj nëna ime! – iu përgjigja. Kanë mbetur edhe dy orë deri në namazin e sabahut.

Jo, tash është koha e sabahut dhe unë dua të falem! – thoshte me insistim.

U ngrita, i ndihmova të merrte abdes ndërsa ajo u përgatit për namaz. Në të vërtetë, ajo u përgatit për një mysafir. Ishte meleku i vdekjes, ende pa ia filluar namazit, meleku ia mori shpirtin.

Vdiq duke qenë në mallëngjim për namazin. Shpirti i saj udhëtoi para agimit.”

Përshtati: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit