Që nga pasditja e sotme ndotja e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e rrezikshme.
Ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i rrezikshëm.
Në bazë të matjeve të fundit që ka regjistruar matësi i Ambasadës Amerikane për cilësinë e ajrit, në ora 21:00 ndotja e ajrit ka arritur shkallën prej 324 PPM.
Kjo vlerë llogaritet të jetë e rrezikshme për shëndetin.
Këshillohet që në këtë periudhë kur është kaq e lartë ndotja e ajrit të mos ekspozoheni në natyrë, pasi që kjo shkallë e ndotjes është shumë e rrezikshme për të gjithë./ln