1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndodhia e Parisit dhe islamizimi i Evropës

Më të lexuarat

Ndodhia e Parisit dhe islamizimi i Evropës

Pasi u largua pluhuri nga ndodhia me revistën satirike “Charle Hebdo” në Paris, i cili e dridhi tërë botën perëndimore, filluan mendjet e ngurta të fshihen pas mendjeve të logjikshme, të cilat i analizojnë dhe shërojnë temat me qetësi dhe mos nxitim dhe e shikojnë temën nga kënde dhe dimensione të ndryshme.

Ta lëmë ndodhinë anësh dhe ti lexojmë me vëmendje këto statistika alarmuese të cilat i ka lëshuar një institucion kishtar evropian. Ky institucion tregoi se përqindja e muslimanëve në Evropë është në rritje. Vetëm në Francë, ku ndodhi kjo ndodhi, rritja e numrit të muslimanëve arrin 8,1% përballë 1,8% të popullatës tjetër. Kjo sjell pastaj rritjen e numrit të xhamive përballë numrit të kishave, sidomos në jugun e Francës, përqindja e fëmijëve të muslimanëve arrin në 20% përballë fëmijëve tjerë francez, kurse në qytetet sikur Nice, Marsilija dhe Parizi rritet deri në 45%. Sipas kësaj statistike në vitin 2025 çdo i pesti francez do të jetë musliman, që domethënë se pas 39 viteve Franca do të shndërrohet në “Republika islamike e Francës”. Këtë e thotë ky institucion kishtar në alarmin e tij.

Do ti sjellim edhe disa informata të cilat i kemi përmendur edhe në një shkrim tjetër, para se të ndodhë ky rast në Paris. Në Britani të Madhe rritet numri i muslimanëve në 30 vitet e fundit duke filluar me 80 mijë banorë në 2.5 milion muslimanë. Domethënë numri i muslimanëve është rritur për 30 herë.  Në Holandë 50% e fëmijëve që lindin atje janë musliman, që domethënë se brenda 15 viteve gjysma e banorëve të Holandës do të bëhen muslimanë. Qeveria e Gjermanisë ishte e para e cila foli publikisht për këtë temë kur publikuan deklaratën zyrtare ku thoshin se mortaliteti nuk mund të ndalet më. Ai ka dalë nga kontrolli dhe se Gjermani në vitin 2050 do të jetë shtet islamik. Në Evropë numri i muslimanëve arrin 52 milion, kurse do të dyfishohet ky numër për 20 vitet e ardhshme, që domethënë se numri i muslimanëve do të arrin në 104 milion. Kisha katolike amerikane thotë se numri i muslimanëve i ka kaluar kufijtë dhe se Islami është feja me përhapje më të madhe në botë. Nëse e mban këtë përqindje të përhapjes do to jetë feja që do të sundon rruzullin tokësor.

Pa marrë parasysh se sa janë precize dhe të sakta këto statistika, në të cilat ndoshta ka edhe hiperbolizim nga ky institucion katolik, por nuk e mohon faktin se shumica e tyre është në përputhje të afërt me realitetin. Ajo që na intereson në këtë rast është fakti se rritja e numrit të komunitetit musliman në Evropë dhe në shtetet perëndimore në përgjithësi ka filluar të paraqet shqetësim, e për disa qendra perëndimore edhe burim rreziku.

A do me thënë se nga tërë kjo që thash konstatoj se ajo që ndodhi në Paris është komplot?! Është shumë vështirë të jemi të sigurt për po ose për jo, dhe se treguesit dhe argumentet ndihmëse e përkrahin teorinë e parë dhe të dytë dhe ky tekst nuk dëshiron të merret me analizimin dhe selektimin e tyre, e pastaj edhe konfirmimin ose mohimin e kësaj teorie. Porse është më se e sigurt se ekziston shfrytëzim ekstrem të asaj që ka ndodhur në Francë, Britani dhe disa vende tjera perëndimore për të vendosur pengesa në rrugën e zgjerimit të komunitetit musliman dhe për ta kufizuar ndikimin e tyre politik dhe ekonomik, me sjelljen e ligjeve të cilat nga jashtë kanë formën e luftës kundër terrorizmit, kurse brenda fshehin qëllime tjera strategjike. Ndoshta ditët në vijim do të na sjellin edhe ndodhi tjera, të cilat ushqehen nga ndodhitë e nxehta në Irak, Siri dhe Palestinë, ku akoma shtetet perëndimore zbatojnë politika provokuese dhe të padrejta, ku viktimat muslimanë të terrorit dhe dhunës sistematike në Irak dhe Siri, e janë me dhjetëra mijë, shikohen me mospërfillje, kurse e çojnë krejt botën në këmbë për disa viktima perëndimorë, numri i të cilëve nuk kalon dhjetëshet. Ky shpirt racist është njëri prej ushqyesve të terrorizmit në shtetet perëndimore, të cilin duhet ta mbyll dhe pengon.

Hamed Maxhid

Gazeta Esh-Sherkul-Evsat

20, Janar, 2015

Nr. 13202

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit