2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndikimi i marihuanës te të rinjtë, ja çfarë nuk dini

Më të lexuarat

Marihuana ka mundësi të shkaktojë probleme mendore tek të rinjtë që e konsumojnë atë. Konsumimi i rregullt i marihuanës mund të prekë adoleshentët aq seriozisht sa të përfundojnë tre vjet pas bashkëmoshatarëve të tyre sa i përket zhvillimit të trurit, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Rezultatet e hulumtimit, që përfshinë pothuajse 4.000 fëmijë të shkollave të mesme në Kanada, treguan se kanabisi është më toksik për trurin e të rinjve sesa alkooli.

Përdorimi i vazhdueshëm i drogës ndikoi seriozisht në shkathtësitë themelore të arsyetimit – ndërkohë që kishte një efekt katastrofik mbi vetëkontrollin.

Patricia Conrod, profesoreshë e psikiatrisë, tha se jo vetëm që gjetën se përdoruesit e kanabisit janë të prirë për të performuar më keq se sa ata që nuk përdorin, por edhe se ata nxënës që konsumojnë kanabis panë rezultatet e tyre të përkeqësohen kur përdorimi i drogës u rrit.

“Ne ishim me të vërtetë duke pritur që alkooli të ketë një efekt më të fuqishëm mbi shëndetin e trurit se sa kanabisi, por nuk duket të jetë kështu. Në kushtet e neuro-zhvillimit, tani duket sikur kanabisi mund të jetë një substancë mjaft e rrezikshme për të rinjtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit