01 Shtator 2011
Amir Rrmoku
Pas votimit në parlament dështoi miratimi i ligjit i cili rregullon mësim-besimin në shkollat tona dhe ligji për bartjen e shamisë për ato femra që dëshirojnë, qofshin muslimane apo të krishtera, sepse edhe të krishterët, sipas biblës, e kanë obligim bartjen e shamisë. Pikërisht këtu qëndron edhe misteri i madh!! Pse kisha katolike doli me qëndrim kundër këtij projektligji që d.m.th. automatikisht shkel një urdhër të biblës? Apo kisha këtë lojë po e bën kundër muslimanëve me logjikën “le të më digjet gishti mua vetëm se tjetrit t’i digjet dora”. Pse kjo urrejtje e kishës kundër muslimanëve? A nuk janë muslimanët – Perandoria Osmane – që ju çliruan nga regjimi barbar serb i Brankoviqit? Ata muslimanë jua mundësuan ndërtimin e kishave (anembanë Kosovës dhe Shqipërisë shef kisha të ndërtuara gjatë Perandorisë Osmane) dhe u kujdesën për pasurinë tuaj më tepër se për pasurinë e muslimanëve. Vetë ekzistenca juaj në Kosovë a nuk është fakt se Perandoria Osmane dhe muslimanët ju mbrojtën, nuk ju diskriminuan dhe nuk ju asimiluan? Nëse Perandoria Osmane ka përhapur fenë me dhunë ashtu siç ju pretendoni, a thua pse ju të krishterët që sot jetoni në Kosovë dhe Shqipëri, nuk u islamizuat? Nëse feja islame u përhap me dhunë ashtu siç ju pretendoni pse sot shqiptarët nuk po konvertohen në krishterizëm? Kush po i ndalon? Përkundrazi edhe pse rinisë shqiptare muslimane në këmbim për konvertim në krishterizëm iu premtojnë bursa, nënshtetësi perëndimore, punësim dhe benificione tjera ata qëndrojnë krenarë në fenë e tyre që kanë zgjedhur.
Nëse shkojmë sipas logjikës se shumica shqiptare e ka pranuar Islamin me dhunë atëherë edhe të krishterët e kanë pranuar krishterimin me dhunë nga Perandoria Romake. Gjyshi im, rahmet i pastë shpirti, thoshte dikush mund të të marrë diçka me dhunë, mirëpo nuk mund të të jap asgjë me dhunë.
Pas tërheqjes së Perandorisë Osmane a nuk ishin muslimanët shqiptarë që me shekuj jua mbrojtën jetën, pasurinë dhe kishat tuaja? A nuk janë këta muslimanë që ju mbrojtën dhe ju çliruan nga serbët edhe pse klerikët tuaj nga Vatikani (Sant egidio) shpeshherë ndërmjetësonin për autonominë e Kosovës në kuadër të Serbisë? E harruat gjakun që derdhi ky popull për t’ju mbrojtur edhe juve? Ju mund të jeni vatikanizuar, por mos harroni se fqinjët tuaj shqiptarë-muslimanë nuk harrojnë kur dikush shkel mbi gjakun e tyre!
Mos harroni se edhe pse jemi 95% muslimanë ne e kemi pranuar thënien tolerancë ndërfetare, kurse në realitet jemi ne muslimanët tolerantët, sepse jemi shumicë absolute, tolerancë ndërfetare do te ishte sikur muslimanët të ishin 50%, katolikët 35% dhe ortodoksët 15%. Muslimanët shumicë janë tolerantë ndaj pakicave tjera fetare.
Mos harroni se edhe pse jemi 95% muslimanë nuk kundërshtuam ngritjen e katedrales në qendër të Prishtinës, krejt çka kemi kundërshtuar ka qenë rrënimi i një gjimnazi me renome. A mund ta imagjinoni se si do të ishte situata sikur ai gjimnaz të rrënohej për të ndërtuar xhami?! Të gjithë e dimë se ajo katedrale u ndërtua politikisht sepse aq ka hapësirë të madhe sa për te zënë të gjithë të krishterët e Kosovës. Ende edhe sot Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ende nuk i keni dhënë një sqarim opinionit pse po ndodh një gjë e tillë, shpresoj t’i keni informuar në Vatikan se Kosova ka shpallur pavarësinë. Në anën tjetër ne kemi informacione të sakta se Ipeshkvia e Kosovës lobon me të madhe kundër ndërtimit të xhamisë në qendër të qytetit. Pse gjithë kjo urrejtje e kishës katolike ndaj muslimanëve shqiptarë? Apo janë të vërteta pohimet e një mikut tim të krishterë, i cili para disa ditëve, me entuziazëm, mirëpo edhe i shqetësuar tregonte për skandalet, abuzimet brenda kishës katolike të Kosovës. Shkurt më tha se ata punojnë edhe kundër interesave tona mirëpo janë të instaluar dhe kanë monopolizuar çdo gjë.
Çështje tjetër me rëndësi është se deri tri ditë para shkuarjes në parlament të dy projektligjeve të PD-së disponimi i shumicës së grupeve parlamentare ka qenë për t’i miratuar ato projektligje. Mirëpo, diçka ndërroi ditët e fundit.
E para kundër këtyre projektligjeve reagoi AAK- ja, vetëm disa orë pasi që Kisha Katolike u shpreh kundër këtyre projektligjeve, me siguri urdhri ka ardhur prej Anton Kqirës, i cili pas atij “shpërblimi” që ia dha popullit shqiptar musliman dhe dëshmorëve të kombit duke na quajtur “QEJ (qenë)”, këta mjeranët e AAK-së si shenjë falënderimi i bën një pritje madhështore në selinë e partisë së tyre. Kam bindjen se po të ishte kryetari i AAK-së në Kosovë këta mjeranë nuk do të guxonin të sillen si kapadainj dhe në mënyrë primitive të fyejnë muslimanët e Kosovës. Tani Ardian Gjini dhe Burim Ramadani presin të vijë Ramushi dhe ti përmirësojë sjelljet e tyre, sepse i zoti gjithmonë e nxjerr gomarin nga balta.
Çka të thuhet për turpin e deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, disa prej këtyre deputetëve që i njoh, absolutisht nuk po mund t’i kuptoj se si kanë mundur t’i shikojnë në sy dhe të ju thonë prindërve të tyre të ndershëm URIME BAJRAMIN, kur vetëm disa orë më parë votuan kundër bindjeve të tyre fetare, vetëm disa orë më parë ju thanë prindërve të tyre se nga Kurani i Madhërishëm duhet të fshihet një ajet kur’anor ku thuhet që shamia për mbulimin e flokëve-kokës është obligim për femrën…. dhe ajo shami është e ndaluar në institucionet tona. Ju garantoj se të gjithë, ama të gjithë këta deputet kanë në familjet e tyre të afërta vajza ose gra që kanë mbulesën, sepse të mos harrojmë se në fshatrat tona dhe tani fatmirësisht edhe në qytete është e përhapur shumë shamia, dhe të gjithë këta deputetë ose kanë lindur në fshat ose prindërit e tyre kanë lindur në fshat. Këta deputetë mund të jetojnë në qytet dhe mund t’i kenë vënë këmishës së tyre kravatën apo minifundin dhe të iu duket vetja se kanë hyrë në civilizim, mirëpo sot civilizim është të mos diskriminohet femra e cila dëshiron të mbulojë flokët-kokën e vet sepse ashtu urdhërohet në Kuranin e Madhërishëm. Me këtë veprim shkurt e shqip ju thanë familjarëve se ju e keni të ndaluar shkollimin dhe punën në institucione…. Fatkeqësisht interesi personal apo partiak doli më me rëndësi se nderi familjar dhe moral.
Deputetët e Vetëvendosjes e shfaqën dyfytyrësinë e tyre, sepse duke e ditur që po të votonin për këto ligje do ta vazhdonin jetën e koalicionit, mirëpo edhe po të votonin kundër ligjeve po votonin për diskriminim dhe kundër ligjeve demokratike. Ata zgjodhën një rrugë pa zgjidhje dhe në mënyrë të ulët bojkotuan seancën.
Nuk mbeten pa u kritikuar edhe deputetët e PD-së apo sponzorët e ligjeve, të cilët shumë pak kanë shpjeguar ligjin në opinion. Këta deputetë duke besuar në sinqeritetin e tyre dhe duke menduar se edhe shumica e kolegëve të tyre kanë të njëjtin sinqeritet u besuan së tepërmi fjalëve të tyre, mirëpo në fund kuptuan se kanë të bëjnë me një llavë ujqish të cilët për të ruajtur karrigen e deputetit janë në gjendje të mashtrojnë, shpifin, trillojnë, fyejnë dhe ofendojnë elektoratin e tyre dhe gjithashtu janë në gjendje të shesin edhe nderin e tyre, natyrisht nëse u ka mbetur nder dhe moral. Deputetët e PD-së është dashur të punojnë më tepër për ta qartësuar opinionin se shamia i mbulon flokët dhe nuk është ferexhe, dhe atë shami mund ta vendosë vetëm kush dëshiron dhe se ne nuk ua obligojmë askujt një gjë të tillë, ajo pra nuk është ferexhe siç mundohej ta arsyetonte AAK-ja edhe pse ata shumë mirë i kanë kuptuar projektligjet, mirëpo rrenin dhe dezinformonin publikun duke treguar një urrejtje të hapur ndaj muslimanëve.
Deputetët e PD-së është dashur më tepër të informojnë publikun se mësim-besimi nuk është i detyrueshëm, por është me vetëdashje dhe që edhe muslimanët edhe të krishterët mund të mësojnë secili për fenë e tyre. E mira e këtij ligji është se shteti do ta futë nën kontroll mësim-besimin dhe nuk do të lejojë ndikimin e organizatave dhe shteteve të huaja në mësim-besimin e fëmijëve dhe rinisë sonë. Logjika është shumë e thjeshtë, nëse unë nuk dua që fëmijët e mi të mësojnë për fenë atëherë dikush tjetër do të kujdeset për këtë, prandaj ky dikush nuk duhet të jetë XX, por duhet të jetë shteti.
Peticioni i 53 grave “intelektuale”
Pjesa tjetër të cilën dua ta diskutoj është peticioni i 53 grave “intelektuale” të cilat iu drejtuan kryetarit të parlamentit dhe deputetëve të kuvendit të Kosovës për mosmiratimin e këtyre ligjeve. Këto femra intelektuale pasi që ashtu po kanë dëshirë t’i thërrasim po harrojnë se Kosova është edhe e një pjesë të shoqërisë që nuk mendojnë dhe nuk duan të vishen-zhvishen si këto “intelektualet’’. Kosova është atdheu edhe i atyre femrave dhe grave që nuk duan ta ndërtojnë sistemin e tyre jetësor sikurse shumica e këtyre femrave nënshkruese të peticionit.
Do të kisha dëshirën më të madhe që nënshkrueset e këtij peticioni më të vërtetë të ishin INTELEKTUALE dhe femra apo gra me moral të lartë. Mirëpo, fatkeqësisht ndodh e kundërta.
Opinioni njeh shumicën e nënshkrueseve të këtij peticioni, mirëpo ndoshta të gjithë nuk dinë se kush janë një pjesë e madhe e këtyre femrave, sepse për një pjesë të tyre as unë kurrë nuk paskam dëgjuar.
Në mesin e nënshkrueseve ka gra shumë të ndershme, mirëpo pjesa tjetër e nënshkrueseve janë gra me moral të shthurur dhe histori të përlyer me turp e që fatkeqësisht ai moral iu vazhdon edhe sot.
Në mesin e nënshkrueseve të peticionit ka gra që kanë probleme serioze me drogën dhe alkoolin – mos ndoshta fëmijët tanë jetën e këtyre grave duhet ta marrin shembull?!
Në mesin e nënshkrueseve të peticionit ka femra lesbike, ka gra të implikuara në orgji, ka gra të martuara me serbë, ka gra të martuara me të krishterë, ka gra të shkurorëzuara në mënyre poshtëruese (tradhëti bashkëshortore), ka gra që janë “dashnore” të burrave të martuar, “dashnore” të serbëve (kemi pasur rastin ta shohim në televizion), “dashnore” të politikanëve, biznesmenëve dhe stafit ndërkombëtar.
E përdora termin dashnore pasi që për korrektësi ndaj lexuesve s’po e përdori termin adekuat qe po e jep fjalori shqip.
Në mesin e nënshkrueseve 5 emra janë në lidhje farefisnore shumë të afërt njëra me tjetrën. A ma nënshkruan këtë peticion për hatër temin?
Në mesin e nënshkrueseve ka “intelektuale” të akuzuara për hajni dhe korrupsion.
Në mesin e nënshkrueseve të këtij peticioni ka femra që kanë keqpërdorur fonde të ndryshme.
Në mesin e nënshkrueseve të këtij peticioni ka gra që në prezencë të fëmijëve të tyre dhe anëtarëve tjerë të familjes bëjnë plazh dhe rreziten nudo ose topless.
E tani këto gra duhet të na japin moralin dhe të iu tregojnë deputetëve se femrat e mbuluara me shami duhet të ndalohen në institucione sepse paraqesin “radikalizëm islamik”.
Kurse radikalizmi i tyre k….. është krejt normal karshi shamisë fetare.
Pse këto “intelektualet” nuk tregojnë emrat e atyre grave dhe femrave që refuzuan nënshkrimin e këtij peticioni?!
Për fund femrave të ndershme nënshkruese të këtij peticioni do t’u propozoja t’i tërheqin nënshkrimet e tyre, ngaqë mendoj se ndalimi i shamisë për shkak të besimit fetar, cilido qoftë ai besim, është diskriminim dhe këto gra të ndershme kanë rënë nën ndikimin e grave INTELEKTSHEJTANORE, përndryshe një fjale e urtë thotë: ME TREGO KËND E KE SHOK QË TË TË THEM SE KUSH JE DHE SA VLEN!