-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ndikimi destabilizues i luftës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor – Amir Shabani

Më të lexuarat

Më 24 shkurt, në ditën kur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) shpalli samitin dhe ditën kur filloi pushtimi në Ukrainë, Forcat e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR) thanë se rritën numrin e paqeruajtësve në vend si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Ukrainës dhe masë paraprake për të ecur drejt sigurisë së destabilizuar ndërkombëtare.

BERZH-i është investitori më i madh institucional në rajon, duke siguruar më shumë se 15 miliardë euro fonde deri në ditët e sodit.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm Bosnja dhe Hercegovina që pret forcat paqeruajtëse. Në Kosovë, Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO përfshin afërsisht 4000 trupa. Ata ishin në gatishmëri për herë të fundit në shtator të vitit 2021 kur u ngritën tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Gjatë ditëve të tensionimit në Ukrainë, kishte frikë për ripërtëritje të tensioneve në Kosovë, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi se vendi i tij nuk do të vendoste sanksione kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, sepse Moska nuk e sanksionoi Beogradin në vitin 1990 dhe e ka mbështetur integritetin territorial të Serbisë duke mos njohur Pavarësinë e Kosovës. Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojnë anëtarësimin e saj në NATO, pasi konfirmoi se edhe Kosova do të vendosë sanksione kundër Rusisë.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë mjaft të destabilizuara. Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga dy kombësi autonome: Republika Srpska me shumicë serbe dhe Federata e Bosnjë-Hercegovinës me popullatë boshnjake dhe kroate, popullsi këto dy të fundit të cilat perspektivën e tyre jetësore dhe të mirëqenies ekonomike e shohin drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Popujt e këtyre vendeve fajësojnë liderët e tyre politik për shkak se nuk kanë bërë asgjë për stabilizimin e vendit që nga Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995. Një pasqyrë e tillë shfaqet nga tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Asyeja pse lufta në Ukrainë ka ndikim destabilizues në rajon është se Rusia ka një ndikim të madh në Ballkanin Perëndimor, gjegjësisht Millorad Dodik ka një marrëdhënie të mirë pune me presidentin rus Vlladimir Putin dhe Ambasada ruse në Sarajevë ka thënë se Rusia do të reagonte nëse Bosnja dhe Hercegovina do të ndërmerrte hapa për t’u anëtarësuar në NATO. Rrjedhimisht nga kjo, del në pah edhe arsyeja pse kërkesa e fundit e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO është kaq e rëndësishme.

Kriza në Ballkanin Perëndimor mund të fillojë me Millorad Dodikun i cili mendon se është koha që Rusia të njohë pavarësinë e Republika Srpskës. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për pushtimin rus dhe pakënaqësinë e vendimit të Bosnjë dhe Hercegovinës për të nënshkruar deklaratën e BE-së që e dënon dhe sanksionon Rusinë.

Mund të ekzistojë mundësia që Dodiku të ngjallë tensione për ta ndihmuar atë në zgjedhje, por duke shikuar nga prizmi i degradimit ekonomik dhe politik të Bosnjë dhe Hercegovinës, bisedat politike mund të kthehen në diçka shumë më të dhunshme.

Amir Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit