1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ndihma nga Turqia për familjet në nevojë në Maqedoni

Më të lexuarat

SHKUP (AA) – Fondacioni Turk i Çështjeve Fetare (TDV) ka shpërndarë kupon për familjet në nevojë në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të programit të organizuar në bashkëpunim me Konsulencën e Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, familjeve në nevojë iu dha kuponë me vlerë prej 1000 denar (rreth 15 euro) për t’u përdorur në blerjen e nevojave të tyre.

Gjithashtu në kuadër të projektit në mbarë vendin do të shpërndahen edhe pako të ushqimi për familjet në nevojë.

Kreu i Konsulencës së Shërbimeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, në deklaratën për gazetarët tha se, bamirësit nga Turqia nëpërmjet TDV-së janë munduar që të dërgojnë një dhuratë për vëllezërit e tyre në Maqedoni.

Ai tha se në muajin Ramazan kanë vendosur që të jepen 300 kuponë për familjet në nevojë. “Ndërsa për 450 familje veçanërisht në fshatrat e Maqedonisë Lindore është paraparë që të ndihmohen me pako ushqimore”, u shpreh ai.

Alkan tha se në ditët në vijim do t’i shpërndajnë ndihmat “simbol të vëllazërisë” nga Turqia, duke filluar nga Maqedonia Lindore dhe në qytetet Dibër dhe Prilep.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Vakıf Katılım nga Turqia, Ikram Göktaş, i cili merr pjesë si vullnetar në program, tha se do t’i ndihmojnë bashkëkombësit dhe muslimanët në Maqedoni aq sa kanë mundësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit