2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në Mainz drejt përfundimit

Më të lexuarat

Për një vit e gjysmë, sa është duke zgjatur ndërtimi i Qendrës Kulturore Islame në kryeqytetin e shtetit federal gjerman Rheinland – Pfalz, morën pjesë 1.045 donatorë, kryesisht xhematlinj dhe miq nga xhematet tjera. 1.015 donatorë me para të gatshme, dhe rreth 30 donatorë në ndihma materiale.

“Fushata ‘Ne ndërtojmë me ndihmën e Allahu xh.sh. – bashkohuni edhe ju!’, me të cilën kemi filluar këtë projekt ka bërë jehonë dhe ka arritur në shumë xhemate në Gjermani, dhe jashtë saj. Duke falënderuar Allahun, xhemati ynë me të njëjtin intensitet, vullnet dhe përpjekje, hynë në fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës Kulturore Islame në Mainz.

Faza e parë, e cila përfshinte punimet e vrazhda në objekt dhe vendosjen e kupolës, ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar. Edhe pse kushtet meteorologjike nuk shkojnë në favorin tonë, punimet në qendrën tonë nuk janë pezulluar. Hapësira e xhamisë tashmë është lyer, dhe aktualisht është duke u vendosur dritarja e fundit në objekt.

Mbetet të përfundojnë punimet e brendshme, duke përfshirë instalimin elektrik, ngrohjen, kanalizimin, suvatimin, kati dhe fasada, si dhe mobilimi i Qendrës.” thotë një nga organizatorët e punimeve të xhematit Mainz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit