3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

‘Ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim detyre’/ Prokuroria nis hetimet

Më të lexuarat

Prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit kanë nisur hetimet pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit. Veprat penale që po hetohen janë ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës’.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thuhet në një njoftim.

Ndërkohë mësohet se janë ngritur dy ekipe nga organi i akuzës për të hetuar të paktën 200 objekte në Durrës dhe Thumanë.

Më vonë u lajmërua se edhe Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore. Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve.

Veprat penale qe po hetohen jane ato te “Shperdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre. Hetimi është dhe për “ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit