Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vendosur të emërtojë ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të veprimtarit të shquar të çështje kombëtare, Ukshin Hoti.
Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Hoti ishte luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Po ashtu Pacolli ka thënë se Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.
“Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit qe na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende.
Ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë(ministër i jashtëm) dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe ne diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij.
Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci. Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka shkruar në Facebook, Behgjet Pacolli./tg