0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ndërroi jetë zonja Merjem Xhemile, e lindur në Nju Jork si Margaret Marcus

Më të lexuarat

Në Lahore të Pakistanit ndërroi jetë shkrimtarja e njohur Merjem Xhemile, e lindur me emrin Margaret Marcus.

“E kush kërkon fe tjetër përveç Fesë Islame, atij kurrsesi nuk i pranohet, dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Kur’ani: Ali Imran, 85)

Me këtë ajet nga Kur’ani i Madhërueshëm, që është Fjala e Allahut, e fillon librin e saj me titull “Islam and Modernism” (Isla­mi dhe Modernizmi), ish-studentja amerikane e Universitetit të Nju Jorkut, zonja Merjem Xhemile, libër që bëri jehonë e që u botua në gjuhën angleze në qytetin Lahore të Pakis­tanit.

Kush është zonja Merjem Xhemile?

Zonja Merjem Xhemile është një e konvertuar amerikane, autore e rreth dyzet librave.

U lind nga prindër ame­rikanë, me prejardhje gjermane-hebraike, në Nju Jork, në vitin 1934.

Si nxënëse, e më vonë edhe si studen­te në Universitetin e Nju Jorkut, dallohej prej të gjithëve me zgjuarsinë e seriozitetin e saj në më­sime e studime. Ishte adhu­ruese e madhe e librit, vazhdimisht lexonte, ngase ishte e pango­pur për dituri.

Kur lindi, prindërit e saj e emëruan me emrin Margaret Marcus, por erdhi një ditë kur ajo e ndërroi emrin dhe fenë e saj. Rruga deri në agimin e asaj dite ishte e gjatë, e mundimshme, pë­rplot dëshpë­ri­me e zhgënjime. Më në fund u bë ashtu siç dë­shiroi i Madhi Zot: Feja Islame, Drita e saj, ngadhënjeu mbi errë­sirën e filozofisë, humanizmit ateist, mate­rializmit, baha­iz­mit dhe cionizmit.

Në librin e lartpërmendur, “Islami dhe Moder­nizmi”, zonja Merjem Xhemile përshkruan rrugën e vet jetësore në kapitu­llin e parë, me titullin: “Përse e pranova Islamin?” Një përshkrim interesant, prekës dhe frymëzues, ku ajo ndër të tjera thotë:

“Gjatë adoleshencës isha nën ndikimin e filo­zo­fisë huma­niste. Kur fillova të përkryhem intelektua­lisht nuk kënaqesha më me ateizmin e kësaj filo­zo­fie. Pas një kohe iu bashkëngjita gru­pit të bahaive në Nju Jork. Në fillim, bahaizmi më dukej tër­he­qës, meqë edhe prejardhjen e kishte islame… Por, kur zbu­lova sesa keq kanë devijuar e dështuar, pas një viti u largova tejet e dëshpëruar prej tyre.

Në moshën 18-të vjeçare u bëra anëtare e lë­vizjes fetare të quajtur “Mizrachi hatzair”, që ishte një lëvizje cioniste. Kur e kuptova natyrën e vërtetë të cionizmit, i cili nxit dhe farkon armiqësinë ndërmjet hebrenjve dhe arabëve, pas disa muajsh e braktisa këtë lëvizje dhe prej tyre u ndava e mërzitur dhe e zhgënjyer.

Kur isha 20 vjeçe, e njëkohësisht studente në Universitetin e Nju Jorkut, profesori im, Rabbi Abra­ham Isaak Katch, përpiqej në çdo mënyrë të na bindte se Islami rrjedh nga Judaizmi! Aq më tepër edhe tekstet universitare, që ishin të shkruara prej tij, ki­shin atë përmbajtje dhe synonin atë qëllim, që studentët të bin­den se Judaizmi është burim i Islamit dhe se është superior ndaj tij! Sa më përket mua, në vend që të më bindnin, fjalët dhe vep­rat e profesorit arritën efekt të kundërt!

Megjithëse kisha dëshirë që të bëhem muslima­ne që në atë kohë, pra kur isha studente 20 vje­çare, pengesë e pakaluesh­me mu bë familja. Ata më qortonin, më paralajmëronin se Feja Islame do ta ndërlikojë jetën time dhe se ajo fe nuk është si Ju­da­izmi e Krishterimi, që janë pjesë e traditës amerika­ne. Më tho­shin se Feja Islame do të më tjetërsojë dhe si pasojë e kësaj do të armiqësohem me familjen dhe do të izolohem nga rrethi e komuniteti…

Besimi im në atë moshë nuk ishte aq i fortë sa t’u bëja ballë këtyre presioneve. Pjesërisht si rezul­tat i këtyre presioneve, pa­ta një tronditje të brendshme, u sëmura rëndë dhe u detyrova t’i ndërpres studimet… Për afër dy vjet isha në depresion të the­llë. Gjatë viteve 1957-1959, prindërit më vendosën në spitale private dhe shtetërore. Ndërsa qëndroja në spital, një ditë u betova: “Nëse ndonjëherë shërohem, përmi­rë­sohem dhe dal nga spitali, do ta pranoj Fenë Islame.”

Deshi i Madhi Zot dhe gjendja shëndetësore e Margaretës u përmirësua dhe ajo doli nga spitali. Por­sa doli nga spitali, filloi të hulumtojë nëpër Nju Jork se ku mund të takojë besimtarë e be­simtare të Fesë Islame. Për fat të mirë gjeti ata që ishin ndër njerëzit më të mirë, për të cilët vetëm se kishte shpresuar se mund t’i gjente ndonjëherë.

Ndërkohë, ajo filloi të shkruajë për Fenë Islame dhe ta mbro­jë atë nga akuzat e rënda që i bëheshin nga të gjitha anët, sipas direktivave të aleancës heb­raiko-krishtere dhe qarqeve sekula­riste anti-islame. Botoi shumë punime e studime në revista isla­me dhe emri i saj u bë mjaft i njohur. Njëkohësisht, mbante ko­rres­pondencë me udhëheqësit më eminentë të riz­gjimit islam në mbarë botën. Mbante letërkëmbime me Shejh Ibrahimin që ishte lider i ulemave në Algjeri, dr. Muhammedin dhe Al-Az’-harin në Egjipt, dr. Mah­mud F. Hoballahun që ishte drejtor i Qendrës Islame në Uashington, dr. Hamidullahun e Parisit, dr. Said Ramadanin që ishte drejtor i Qendrës Islame të Gjenevës dhe me dije­ta­rin e mirënjohur Mevlana Sejjid Ebul Ala Mevdu­diun në Pakistan.

Betimin që kishte dhënë studentja Margaret Marcus sa ishte në spital, se nëse shërohet dhe lësho­het nga spitali do ta pranojë Fenë Islame, Allahu xh.sh. ia kishte dëgjuar dhe ia realizoi. Ditën e Madhërueshme të Kurban Bajramit, në praninë e dy dësh­mitarëve, studentja amerikane Margaret Mar­cus e tha me gojë e me zemër Fjalën e Dëshmisë:

“Dëshmoj se s’ka zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij” dhe kështu, pas Fjalës së Dëshmisë, ajo u bë muslimane edhe zyr­tarisht.

Në Qendrën Islame në Bruklin, Nju Jork, mori certifikatën me emrin e ri musliman, Merjem Xhe­mile, të cilën ia lëshoi udhëheqësi i Qendrës, Shejh Daudi.

Merjem Xhemile thotë se krenohet me emrin e ri musli­man, sikurse edhe me Fenë Islame, të cilën e përqafon me gjithë shpirt! Këtë e dëshmoi edhe me vepra, duke shkruar rreth dyzet libra…

Më në fund, zonja Merjem Xhemileh thotë:

“Nuk e pranova Fenë Islame nga urrejtja ndaj të parëve të mi, ose ndaj popullit tim, por për mua kjo do të thotë kalim nga një fe që po jep shpirt dhe që është aq e kufizuar, në një fe dinamike e plot gja­llëri… Feja Islame është e Vërteta Hyjnore Univer­sale, e cila vlen për çdo vend e për çdo kohë…”

Zonja Merjem Xhemile ka botuar mbi 30 libra, disa prej tyre janë:

1. ISLAM VERSUS THE WEST

2. ISLAM AND MODERNISM

3. ISLAM IN THEORY AND PRACTICE

4. ISLAM VERSUS AHL AL KITAB PAST AND PRESENT

5. AHMAD KHALIL

6. ISLAM AND ORIENTALISM

7. WESTERN CIVILIZATION CONDEMNED BY ITSELF

8. CORRESPONDENCE BETWEEN MAULANA MAUDOODI AND MARYUM JAMEELAH

9. ISLAM AND WESTERN SOCIETY

10. A MANIFESTO OF THE ISLAMIC MOVEMENT

11. IS WESTERN CIVILIZATION UNIVERSAL

12. WHO IS MAUDOODI ?

13. WHY I EMBRACED ISLAM

14. ISLAM AND THE MUSLIM WOMAN TODAY

15. ISLAM AND SOCIAL HABITS

16. ISLAMIC CULTURE IN THEORY AND PRACTICE

17. THREE GREAT ISLAMIC MOVEMENTS IN THE ARAB WORLD OF THE RECENT PAST

18. SHAIKH HASAN AL BANNA AND IKHWAN AL MUSLIMUN

19. A GREAT ISLAMIC MOVEMENT IN TURKEY

20. TWO MUJAHIDIN OF THE RECENT PAST AND THEIR STRUGGLE FOR FREEDOM AGAINST FOREIGN RULE

21. THE GENERATION GAP ITS CAUSES AND CONSEQUENCES

22. WESTERNIZATION VERSUS MUSLIMS

23. WESTERNIZATION AND HUMAN WELFARE

24. MODERN TECHNOLOGY AND THE DEHUMANIZATION OF MAN

25. ISLAM AND MODERN MAN …

Mexhid Yvejsi, Gjakovë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit