1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndërprerjet e energjisë elektrike vështirësojnë jetën në Gaza

Më të lexuarat

Vazhdimi i krizës së energjisë elektrike në Rripin e Gazës po rrezikon ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore, ujore dhe të mjedisit për banorët e kësaj zone

Vazhdimi i krizës së energjisë elektrike në Rripin e Gazës po rrezikon ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore, ujore dhe të mjedisit për banorët e kësaj zone, raporton Anadolu Agency (AA).

Para dy javësh për shkak të mungesës së karburantit u bë ndërprerja e prodhimit në centralin e vetëm në Rripin e Gazës. Si rezultat i kësaj ndërprerjeje filluan edhe ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat po e vështirësojnë jetën në Gaza. Për shkak të krizës së energjisë elektrike, filluan ndërprerjet edhe në punën e institucioneve me rëndësi jetike.

Do të ketë reflektime të rrezikshme në shërbimet shëndetësore”

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra në një deklaratë për AA tha se për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe të karburanteve “do të ketë reflektime të rënda në shërbimet shëndetësore”.

Ai vuri në dukje se kjo gjendje sidomos do të ndikojë në “gjendjen shëndetësore të atyre që janë në gjendje kritike dhe që trajtohen me pajisje mjekësore”.

Sipas tij, ndërprerjet e enrgjisë elektrike shkaktojnë rrezik të madh edhe për të sëmurit që mjekohen në kujdesin intensiv. Ai bëri të ditur se 11 dhoma cezariane si dhe 117 makina për dializë të cilat përdoren nga 650 të sëmurë nga 3 herë në javë, janë ndikuar nga kjo krizë e energjisë elektrike.

Eshref el-Kudra po ashtu bëri të ditur se nëpër spitale tani ka 113 foshnje me lindje të parakohshme.

Do të bie cilësia i shërbimeve të ujit

Menaxhimi ujor i Komunave Bregdetare të Gazës, në një deklaratë me shkrim paralajmëroi se për shkak të krizës së energjisë elektrike do të ketë një rënie serioze në cilësinë e shërbimeve të ujit. Në deklaratë po ashtu thuhet se për shkak të krizës do të ketë rënie për 60 për qind të punimeve në puset dhe stacionet e ujit.

Kriza ka paralizuar edhe sektorin industrial”

Institucioni i Kualitetit dhe të Mjedisit po ashtu theksoi se ndërprerjet e energjisë elektrike do të shkaktojnë një “katastrofë mjedisore” për shkak të derdhjes së ujërave të zeza nëpër dete pa u pastruar.

Rripi i Gazës i cili ndodhet nën bllokimin e Izraelit, ka nevojë për 400 megavatë energji elektrike kurse nga këto mund të plotësohen vetëm 152 megavatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit