1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ndërmjetësuesit amerikanë: Sisi është i dehur nga pushteti, Beblavi nje fatkeqesi

Më të lexuarat

Politikanë dhe gazetarë amerikanë dhe evropianë, kanë deklaruar se ministri egjiptian i mbrojtjes, Abdul Fettah Sisi, është i dehur nga pushteti dhe se kryeministri Beblavi është një fatkeqësi.

Gazeta amerikane Nju Jork Tajms, ka publikuar një artikull rreth përpjekjeve të ndërmjetësuesve amerikanë dhe evropianë, për ti dhënë fund krizës në Egjipt, para se të ndodhë masakra ditën e mërkurë. Sipas ndërmjetësuesve amerikanë dhe evropianë, menduam se e gjetëm një zgjidhje për krizën në Egjipt. Ata i njofton edhe forcat islamike në vend, se për dy orë pritet lirimi i të arrestuarve, ndërkohë që prej tyre kërkohej të përgjysmojnë prezencën në sheshe. Por, kaluan orë të tëra dhe asnjë nga të arrestuarit nuk u liruan.

Dy kongresmenët amerikanë, Xhon Mekkein dhe Lindsi Graham, u takuan me Sisin dhe kryeministrin Beblavi të cilëve u kërkuan lirimin e të arrestuarve. Menjëherë pas arrestimit, Graham deklaroi se:”Ishte e qartë se ata kërkonin luftë. Kryeministri Beblavi ishte një fatkeqësi. Ai nuk rreshte së foluri se me Vëllezërit Myslimanë nuk ia vlente të uleshe për bisedime dhe se duhej të linin rrugët dhe të respektonin ligjin.”
Graham tha se iu përgjigj se vetëm kryeministri aktual i Egjiptit, nuk mund të fliste për respektim të ligjit, pasi ai nuk e kishte marrë postin me votat e popullit. /ardhmeriaonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit