1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ndërmarrja Google e çuditur me suksesin e Androidit

Më të lexuarat

Në vitin 2010, Google mendoi që Android kishte mjaft potencial për rritje – në atë kohë, tha që sistemi i vet operativ për celularë mund të arrijë më tepër se 200 milionë përdorues deri në vitin 2013.

Siç duket, Google ishte gabim: 200 milionëshi u arrit gjatë vitit 2011 dhe është rrugës për të arritur më tepër se 700 milionë përdorues në vitin 2013.

I tërë ky numër është i bazuar në vlerësimet e brendshme të bëra nga Google, që së fundi doli gjatë procesit gjyqësor me Oracle. Analisti nga Asymco, Horace Dediu, i krahasoi të dhënat me lajmërimet për aktivtizime që janë bërë publike për të përcaktuar që Google vërtet që e nënvlerësoi potencialin e Android.

Deri më tani janë aktivizuar rreth 370 milionë pajisje me sistemin operativ Android, që është në mes të dyfish apo trefish më tepër nga sa ishte paraparë nga Google.

Dediu tregoi diçka interesante për përdoruesit e sistemit operativ Android në analizën e vet:

Rritja e papritur, eksponenciale e përdoruesve është zakonisht e shoqëruar me një përmirësim dramatik pozitiv në financat e një ndërmarrjeje dhe një rikthimi më të madh të aksionistit. Aspekti kurioz i suksesit të Androidit është që ai nuk ka pasur ndonjë ndikim. Tregu nuk ka “zbritur” gjysmë miliardë përdoruesish të parashikuar të Androidit për aksionet e Google që pasqyron këtë rritje. Ajo mundet thjesht të tregojë që këta përdorues nuk janë shumë të çmuar. /PC World Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit