-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

NDËRKOMBËTARËT TË ZHGËNJYER ME LIDERËT

Më të lexuarat

Ndërkombëtarët nuk janë të kënaqur me liderët e partive politike të cilët deri më tani nuk po arrijnë konsensus në disa çështje thelbësore të reformës zgjedhore.

Njëri nga ambasadorët e vendëve të Bashkimit Europian i ka thënë portalit Dukagjini.com se janë jashtëzakonisht të zhgënjyer që liderët nuk po bijnë në ujdi për të gjetur zgjidhje për reformën zgjedhore.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me liderët e Kosovës që në asnjë mënyrë nuk po bien në ujdi për të gjetur një zgjidhje për reformën zgjedhore”, ka thënë ky diplomat nën kushte anonime.

Sipas tij “nëse kështu vazhdohet, ka rrezik që në Kosovë përqindja e votuesve të bije edhe më shumë” duke shtuar se “qytetarët po presin ndryshime, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kenë besim që vota e tyre nuk do të vidhet”.

E, pikërisht për të shënuar përparim, nuk dihet ende nëse këtë javë do të takohen kryetarët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me reformën zgjedhore.

Deri më tani takimi i dytë i liderëve të partive politike ka dështuar, të paktën siç thuhet zyrtarisht, për shkak të mospërputhjes së agjendave.

Ndërsa, një takim tjetër, të thirrur nga Komisioni për Amandamentimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, pati dështuar për shkak të mospjesëmarrjes së kryeministrit Thaçi, pasi ftesa nuk i kishte shkuar fare.

Madje në kalendarin e takimeve të Komisioneve Parlamentare që publikohen në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk është paralajmëruar asnjë takim për këtë javë të anëtarëve të këtij Komisioni.

Deri më tani partitë politike nuk kanë arritur të gjejnë konsesus në lidhje me disa çështje të reformës zgjedhore, e që kanë të bëjnë me numrin e zonave zgjedhore, pragun electoral, shpërndarjen e ulësve në Kuvend, e të tjera. kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit