O Zot, na bën t’i shohim gjërat ashtu siç janë. Sepse ne i shohim gjërat jo ashtu siç janë. I shohim gjërat sipas dëshirave tona.
“Ata i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër, nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).”
Po t’i shihnim gjërat ashtu siç janë, do ta kuptonim se ato janë falso. Sakrifikojmë për diçka që është “fallc”
E pata lexuar një gazetë dhe u pata çuditur nga një lajm se një grua kishte shkuar të blejë ari nga një argjentari dhe shitësi kishte tentuar ta përvetësonte, ndërsa ajo kishte refuzuar. Dhe kështu kishte ardhur edhe disa herë të tjera ndërsa ai po i bënte lajka. Në fund i kishte thënë: “Vetëm po të ma japësh këtë gjë (të artë)”. I kishte thënë: “Jojo, ti a po ëndërron, kjo është gjë e shtrenjtë shumë”
Pas ardhjes së saj disa herë, një ditë ditë prej ditësh i tha asaj: “Mirë do ta jap këtë”
Dhe me të vërtetë ia dha atë gjë dhe bëri amoralitet me të. Pastaj ishte kthyer edhe disa herë tek ai pas kësaj, dhe ai përsëri kishte tentuar ta përvetësojë. I kishte thënë ajo: “Atë që e desha e morra dhe kaq”
I kishte thënë shitësi: “Mos u gëzo shumë! Ajo ishte falso”
E morri ajo grua atë gjë të artë dhe shkoi në një argjentari tjetër, dhe shitësi tjetër i tregoi se ishte falso. Dhe shkoi tek i dyti : “Kjo është falso” . Shkoi tek i treti: “Kjo është falso”
U çmend nga kjo
“Nderi im…FALSO?!”
Gazetari shkruante se ajo e kishte marrë thikën dhe e kishte goditur burrin (shitësin) 38 herë. Inati që e kishte në zemër sepse e kishte shitur nderin e saj për shkak të një gjëje falso kjo gjë e njejtë do të jetë në zemra, kur ta kuptosh se e ke shitur ahiretin (botën tjetër) për një botë falso!
“Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im, dhe mos të kisha ditur për llogarinë time. Ah të kisha qenë i vdekur. Pasuria ime nuk më solli dobi, dhe falimentoi fuqia ime!”
E shkëputur nga ligjerata e Muhammed Hysejn Jakubi/pertymoter/kohaislame