8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ndarja e Kosovës do të shkakton “lëvizje tektonike”

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka tërhequr vërejtjen se kërkesa për ndarje të Kosovës mund të shkaktojë “lëvizje tektonike” në rajon.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, se “ndarja e Kosovës është zgjidhja më reale”. “Nuk është ide e re as nga Daçiqi e as nga Serbia.

Është ide që është kundërshtuar nga bota demokratike, nga ne. Pavarësia e Kosovës është kompromisi që kanë bërë shqiptarët në rajon. S’ka qenë optimumi që kanë dashur shqiptarët.

Serbia është ajo që tash po tenton të krijojë telashe, njëherë me gjenocid, pastaj të ndalet pavarësia, tash me ndarjen e Kosovës”, ka thënë Kuçi në hapje simpoziumin Rajonal për Konfiskim dhe Dëshmi Financiare.

Ai i ka quajtur të papërgjegjshme deklaratat në Beograd, se Serbia nuk është e obliguar të zbatojë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut në Bruksel./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit