0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ndalet shërbimi për huazimin e librave elektronikë pas akuzave për pirateri

Më të lexuarat

Pirateria me libra elektronikë është një problem serioz të cilin botuesit janë përpjekur gjithmonë ta luftojnë, por një faqe huadhënëse mund të jetë ndodhur në mes dy zjarresh pasi një grup autorësh e konsideruan gabimisht si një faqe e jashtëligjshme me përmbajtje të paautorizuar.

CNET raporton që LendInk, faqe kjo që i ndihmon zotëruesit e librave të gatshëm për huazim që të lidhen dhe të shkëmbejnë tituj përmes e-mailit, u mbyll pasi një grup autorësh mori vesh për faqen dhe mendoi se po i ofronte librat pa pagesë.

Ngatërresa fillestare duket të ketë ndodhur nga fakti që kërkimi në LendInk do të shfaqte rezultate për çdo titull që ndodhet në bibliotekat e librave elektronikë të Amazon Kindle ose Barnes & Noble; vetë faqja ishte një pjesë e programit të anëtarësuar me Amazon dhe do të përfitonte të ardhura kur përdoruesit klikonin përmes saj për t’i blerë titujt.

Nëse një anëtar i LendInk kishte ofruar njërin nga librat e vet për huazim, një buton do të vendoste në kontakt personin e interesuar me zotëruesin e librit (edhe Amazon edhe Barnes & Noble mundësojnë huazimin për një kohë të kufizuar për libra elektronikë dhe kjo vlen për tituj të caktuar).

Pasi disa autorë morën vesh për faqen në fillim të këtij muaji, fjala u përhap në Twitter e më gjerë. Zotëruesi i LendInk, Dale Porter, tregoi për Digital Media Machine që ISP-ja i tij mori si reagim “qindra kërcënime në lidhje me paditë e mundshme”, që rezultuan me rrëzim të faqes.

Në momentin kur po shkruhen këto rreshta, LendInk.com ka një njoftim që deklaron se është “Për momentin offline. Jo për shkak të shqetësimeve të DMCA-së:”

Sa për vetë autorët, John M. Davis shkruan në faqen e tij se problemi i tij me LendInk nuk ishte për huazimin e librave – megjithëse thotë që ajo “zbulon një shteg në sistemin e huazimit” – por në vend të kësaj faqja ishte duke ngarkuar librat e tij pa leje.

“Nëse thjesht do të kishin kërkuar leje për të ngarkuar fotografitë e mia, unë do ta jepja autorizimin pa pyetje,” shkruan ai, “Por duhet të ketë edhe një kufi. Dhe mesa duket dërgimi i e-mailit tim direkt tek faqja për të kërkuar largimin e fotografive të mia, goditi në shenjë.”

Nuk është e qartë nëse do të rikthehet LendInk, duke marrë parasysh që Porter shkruan në faqen e tij në Facebook se ka marrë kërcënime personale përsa i përket kësaj çështjeje dhe që “ende nuk kam vendosur nëse ia vlen të rikthehet faqja.” (PC World Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit